0030 210 33 18 483

Rethimno mbytet çifti në përpjekje për të shpëtuar dy fëmijtë

Tribuna 16 Gusht 2017

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e të martës 15 gusht në Rethimno - ishulli i Kretës. Një çift i moshës 35 vjeç humbi jetën, në përpjekje për të shpëtuar dy fëmijtë e tyre që po rrezikonin të mbyteshin. Ata po kalonin, pushimet në një kamping në plazhin Geropotamos. Rreth orës 21,00 të së martës, ata dëgjuan dy prej katër fëmijve të tyre, të thërrisnin për ndihmë brenda nga deti ku ndodheshin. Të dy ata rendën që t’u vinin në ndihmë, po për arsye që ende nuk dihen, humbën ndjenjat. Pronari i një taverne si dhe pushues të tjerë arritën të shpëtonin dy fëmijtë e mitur, djalë e vajzë. Trupat e çiftit u nxorrën me shumë mundim, pak para orës 22,00; madje policia bregdetare kërkoi mbështetje edhe nga një anije që po lundronte në zonë. Gruaja kishte vdekur brenda në det, ndërsa përpjekjet e mjekëve për të rikthyer në jetë burrin që jepte disa shenja, nuk patën sukses. Ngjarja ka shokuar gjithë opinionin në Greqi.

Ndaje me miqte