0030 210 33 18 483

Rikthehet rreziku për nxjerrjen e Greqisë nga zona Shengen

02 Dhjetor 2015

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian i kanë bërë një paralajmërim të ashpër Greqisë, se do të përballet madje edhe me përjashtimin nga zona Shengen, nëse deri në samitin e 17 dhjetorit nuk do të ketë konkretizuar një sërë masash për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Sipas të përditshmes greke Kathimerini, pakënqësia e europianëve është shprehur gjatë takimeve përgatitore për samitin. Një burim diplomatik citohet nga gazeta greke të ketë shpjeguar se cilat janë arsyet që partnerët kanë paralajmëruar Greqinë. Së pari, në ishullin Lesvos nuk ka nisur ende funksionimi i qendrës së pritjes së refugjatëve. Mnë tej, Athina ka refuzuar vendosjen e 400 forcave të agjencisë europiane të menaxhimit të kufijve -Frontex- në kufirin midis Greqisë e Maqedonisë. Athina gjithashtu insiston në mospërdorimin e trupave të ndërhyrjes së shpejtë të Frontex-it (Rabid), ndërsa ka zvarritur marrjen në dorëzim të 300 aparateve të daktiloskopimit që do të ndihmonin në identifikimin e refugjatëve. Përveç këtyre, Greqia nuk ka mbajtur premtimin për fluturimet që do të transportonin refugjatë në vendet e tjera europiane. Sipas të njëjtit burim, Greqia ka vetë pak ditë në dispozicion që të avancojë në përmbushjen e angazhimeve, pasi në samitin e 17 dhjetorit Komisioni Europian duhet të paraqesë një “progres raport” mbi ecurinë e çështjes së refugjatëve. “Atëhgerë do të jetë momenti i të vërtetës”, ka thënë burimi i cituar nga e perditshmja greke, Kathimerini. Pavarësisht faktit që Komisioni Europian është absolutisht kundër përjashtimeve nga zona Shengen, gazeta greke komenton se Greqia duhet të bëjë hapa vendimtarë ditët e ardhshme. Në të kundërt, thekson Kathimerini, “i vetmi presion praktik që kanë në dorë partnerët, është imponimi i kësaj mase, pra i nxjerrjes së Greqisë nga Shengeni”. Tribuna

Ndaje me miqte