0030 210 33 18 483

Rinovimi i lejeve të qëndrimit gjithçka që nevojitet

22 Shkurt 2015

Ndryshim i objektit (Allagji skopu), nga punë e varur në ofrim shërbimi apo vepre Kjo ka të bëjë me persona që janë posedues të lejes së qëndrimit për punë të varur dhe që kërkojnë rinovimin e saj me objekt ofrimin e shërbimit apo të veprës Dokumentet që kërkohen për rinovimin - Formulari në dy kopje - Tri fotografi të kohëve të fundit me përmasa pasaporte, të depozituara në formë elektronike në CD dhe në formatin JPEG2000. - Fotokopje e saktë e pasaportës së vlefshme apo dokumenti tjetër udhëtimi që njihet nga autoritetet greke. - Fotokopje e lejes së mëparshme të qëndrimit, vetëm në rast se ajo nuk është e ngjitur në pasaportë. - Kupon pagese (paravolo) sipas tarifave përkatëse. - Vërtetim nga institucioni i sigurimeve shoqërore i vendbanimit prej nga dëshmohen ditët e punës dhe kohëzgjatja e siguracionit. - Dokumente që të vërtetojnë shkëputjen për një kohë të konsiderueshme nga puna. - Vërtetim mbi përmbushjen e detyrimeve tatimore. Rinovimi i lejes për ofrim shërbimi apo vepre Dokumentet që kërkohen - Formulari në dy kopje - Tri fotografi të kohëve të fundit me përmasa pasaporte, të depozituara në formë elektronike në CD dhe në formatin JPEG2000. - Fotokopje e saktë e pasaportës së vlefshme apo dokumenti tjetër udhëtimi që njihet nga autoritetet greke. Fotokopje e legalizuar e lejes së mëparshme të qëndrimit, vetëm në rast se ajo nuk është e ngjitur në pasaportë. - Kupon pagese (paravolo) sipas tarifave përkatëse. - Vërtetim nga institucioni i sigurimeve shoqërore i vendbanimit prej nga dëshmohen ditët e punës dhe kohëzgjatja e siguracionit. - Dokumente që të vërtetojnë shkëputjen për një kohë të konsiderueshme nga puna. - Vërtetim mbi përmbushjen e detyrimeve tatimore. - Kopje e Faturës së ofrimit të Shërbimit (Deltio Parohis Ypiresion), e legalizuar nga zyra tatimore (DOY) e vendbanimit. Ndryshim, nga ofrim shërbimi, në punë të varur Ka të bëjë me shtetas të vendeve të treta, posedues të lejes së qëndrimit për ofrim shërbimi apo vepre, të cilët kërkojnë rinovimin e lejes së qëndrimit për punë të varur. Dokumentet që kërkohen për rinovimin - Formulari në dy kopje - Tri fotografi të kohëve të fundit me përmasa pasaporte, të depozituara në formë elektronike në CD dhe në formatin JPEG2000. - Fotokopje e lejes së mëparshme të qëndrimit, vetëm në rast se ajo nuk është e ngjitur në pasaportë. - Kupon pagese (paravolo) sipas tarifave përkatëse. -Kontratë e legalizuar pune, prej nga të rezultojë se pagesa e tij është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, ashtu si ato përcaktohen në kontratën kolektive të punës, apo deklaratë përgjegjësie e legalizuar e punëdhënësit ku të thuhet se pagesa e tij është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, ashtu si ato përcaktohen në kontratën kolektive të punës, si dhe kohëzgjatja e punësimit të tij. në rast se kontrata është pa afat, fotokopje e legalizuar e kësaj kontrate, e shoqëruar nga deklartata e përgjegjësisë e legalizuar punëdhënësit, ku të thuhet se kontrata në fjalë është e vlefshme. Përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes së kontratës: a) persona që punojnë në punë bujqësore b) punonjës ndërtimi c) infermiere (apoklistikes) d) persona që punojnë brenda në shtëpinë e punëdhënësit e) punonjës sezonalë në hoteleri dhe ndërmarje ushqimi, që marrin kompensim papunësie. - Vërtetim nga institucioni i sigurimeve shoqërore i vendbanimit prej nga dëshmohen ditët e punës dhe kohëzgjatja e siguracionit, apo çdo dokument tjetër, nëse është fjala për IKA-n, prej nga të rezultojë numri i amzës së të siguruarit. - Dokumente që të vërtetojnë shkëputjen për një kohë të konsiderueshme nga puna. - Vërtetim mbi përmbushjen e detyrimeve tatimore. Leje qëndrimi për punë të varur Punë e varur konsiderohet puna që i ofrohet një punëdhënësi konstant për një periudhë të caktuar apo të pacaktuar kohore, kundrejt pagesës sistematike dhe nën mbikqyrjen e punëdhënësit, i cili përcakton vendin dhe kohën e punës të punonjësit. Në kategorinë e punës së varur përfshihen edhe ata që punojnë për më shumë se një punëdhënës jo konstantë dhe konkretisht, tri kategoritë e mëposhtme: a) punonjësit e ndërtimit b) infermieret (apoklistikes) dhe c) punonjësit që punojnë brenda shtëpisë së punëdhënësit. Dokumentet për dhënien e lejes fillestare - Formulari në dy kopje - Tri fotografi të kohëve të fundit me përmasa pasaporte, të depozituara në formë elektronike në CD dhe në formatin JPEG2000. - Fotokopje e saktë e pasaportës së vlefshme apo dokumenti tjetër udhëtimi që njihet nga autoritetet greke. - Vizë hyrëse e tipit D apo leje qëndrimi. - Vërtetim shëndetësor nga një spital shtetëror grek, ku të vërtetohet se shtetasi i vendit të tretë nuk vuan nga sëmundje e cila sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik. - Kupon pagese (paravolo) sipas tarifave përkatëse. - Kontratë e legalizuar pune, prej nga të rezultojë se pagesa e tij është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, ashtu si ato përcaktohen në kontratën kolektive të punës, apo deklaratë përgjegjësie e legalizuar e punëdhënësit ku të thuhet se pagesa e tij është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, ashtu si ato përcaktohen në kontratën kolektive të punës, si dhe kohëzgjatja e punësimit të tij. - Vërtetim se ka bërë kërkesë pranë institucionit të siguracioneve të vendbanimit për mbulimin e shpenzimeve mjekësore, farmaceutike dhe spitalore si dhe në rast të një aksidenti në punë. Dokumentet që nevojiten për rinovimin e lejes së qëndrimit - Formulari në dy kopje - Tri fotografi të kohëve të fundit me përmasa pasaporte, të depozituara në formë elektronike në CD dhe në formatin JPEG2000. - Fotokopje e lejes së mëparshme të qëndrimit, vetëm në rast se ajo nuk është e ngjitur në pasaportë. - Kupon pagese (paravolo) sipas tarifave përkatëse. - Kontratë e legalizuar pune, prej nga të rezultojë se pagesa e tij është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, ashtu si ato përcaktohen në kontratën kolektive të punës, apo deklaratë përgjegjësie e legalizuar e punëdhënësit ku të thuhet se pagesa e tij është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, ashtu si ato përcaktohen në kontratën kolektive të punës, si dhe kohëzgjatja e punësimit të tij. në rast se kontrata është pa afat, fotokopje e legalizuar e kësaj kontrate, e shoqëruar nga deklartata e përgjegjësisë e legalizuar punëdhënësit, ku të thuhet se kontrata në fjalë është e vlefshme. (Përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes së kontratës: a) persona që punojnë në punë bujqësore b) punonjës ndërtimi c) infermiere (apoklistikes) d) persona që punojnë brenda në shtëpinë e punëdhënësit e) punonjës sezonalë në hoteleri dhe ndërmarje ushqimi, që marrin kompensim papunësie). - Vërtetim nga institucioni i sigurimeve shoqërore i vendbanimit prej nga dëshmohen ditët e punës dhe kohëzgjatja e siguracionit, apo çdo dokument tjetër, nëse është fjala për IKA-n, prej nga të rezultojë numri i amzës së të siguruarit. - Dokumente që të vërtetojnë shkëputjen për një kohë të konsiderueshme nga puna. - Vërtetim mbi përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Ndaje me miqte