0030 210 33 18 483

Riorganizohet shoqata e Romëve

02 Qershor 2015

Këto ditë është riogranizuar Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë e Komunitetit Rom në Greqi. Rolin kryesor në këtë riorganizim e ka luajtur zoti Arben Muhamet Xhambazi, i cili ka hapur shtëpinë e tij dhe e ka shndërruar në një zyrë shërbimi për komunitetin Rom. Por një ndihmë të çmuar ka dhënë edhe kryetari i Unionit Kombëtar të Emigrantëve Shqiptarë, zoti Hidër Buci, si në organizim, ashtu dhe në hartimin e statutit të Shoqatës. Akti i parë i riorganizimit të shoqatës ka qenë zgjedhja e kryesisë me 11 anëtar dhe kryetar zotin Arben Xhambazi. Mbledhja ka miratuar edhe një deklaratë me disa kërkesa drejtuar qeverive të Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe komunitetit ndërkombëtar. 1. Kërkojmë investigime serioze, ndjekje penale dhe vënie para përgjegjësisë të personave si drejtues pseudoshoqatash që kanë abuzuar dhe grabitur programet e ndihmave ndërkombëtare për komunitetin rom në Shqipëri dhe Greqi. I lutemi Parlamentit Europian që të ndihmojë në këto investigime dhe mos t’u besojë fjalëve boshe të qeveritarëve në Shqipëri dhe Greqi. 2. Të kryhet regjistrimi i komunitetit rom në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile, ku të evidentohet numri i saktë i gjithë romëve. 3. Punësim, strehim dhe shkollim për komunitetin rom. 4. Kërkojmë ndihma emergjente financiare dhe materiale, pse romët janë rrënuar ekonomikisht dhe rrezikohet mbijetesa e tyre. Nga Kryesia e Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Komunitetit Rom në Greqi

Ndaje me miqte