0030 210 33 18 483

Rritje e ndjeshme e eksporteve greke

11 Mars 2018

ATHINE, /ATSH-DPA/ - Eksportet greke janë rritur 18,5% në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017 duke ndihmuar në uljen e deficitit tregtar në vend me 14,8% në muaj, njoftoi Autoriteti Statistikor Grek. Sipas një raporti mujor të shërbimit statistikor, vlera e prurjeve të importit arrinte në 4 521 miliardë euro në janar, nga 4 470 miliardë që ishin në janar 2017, një rritje prej 1,1% duke përjashtuar rënien e importeve të produkteve të naftës me 10,7% dhe rritjen e produkteve të naftës dhe importeve të anijeve u rritën me 18,3%. Vlera e dërgesave të eksporteve ka arritur një vlerë prej 2 537 miliardë euro, nga 2 141 miliardë që ishte në vitin 2017, për një rritje prej 18.5% duke përjashtuar rritjen e eksporteve të produkteve të naftës me 19,3% dhe rritjen e produkteve të naftës dhe eksporteve të anijeve me 21,6%. Deficiti tregtar në vend ishte 1 984 miliardë euro në janar, një rënie prej 14,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe, duke përjashtuar produktet e naftës, deficiti tregtar pësoi një rënie me 31, 3%, ndërsa, duke përjashtuar produktet e naftës dhe anijeve, deficiti tregtar u rrit me 14.4%.

Ndaje me miqte