0030 210 33 18 483

SHBA Shqipëri nis puna për njohjen e pensioneve

13 Prill 2016

Shtetasve shqiptarë që jetojnë në Amerikë dhe amerikanëve që punojnë në Shqipëri, do t’u njihen shumë shpejt vitet e punës në mënyrë të ndërsjelltë mes dy vendeve për efekt të pensionit. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurime Shoqërore, Astrit Hado në Komisionin e Politikës së Jashtme. Hado tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interes për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve, dhe për këtë ka filluar puna e shkëmbimit të informacionit dypalësh. “Dua të vë në dijeni komisionin për një informacion që mund të jetë i vlefshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interes për njohjen e kontributeve të shtetasve në mënyrë të ndërsjelltë. Ne kemi filluar tashmë shkëmbimin e informacionit teknik dhe sinjalet janë pozitive për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt. Do të ishte një lajm i mirë, pasi dihet që komuniteti shqiptar atje është i konsiderueshëm”, tha Hado. ATSH

Ndaje me miqte