0030 210 33 18 483

Samaras: &ldquoSë shpejti do të menaxhojmë situata shumë të vështira&rdquo

06 Mars 2015

Vlerësimin se “mbyllja në vetëvete u kyç në sirtar”, shprehu kryetari i Demokracisë së re (ND), Antonis Samaras, duke folur për gazetarët, në përfundim të mbledhjes maratonë të grupit parlamentar të partisë, pak para mesnatës së të enjtes dhe pas dhjetë orësh, ku u pozicionuan thuajse 50 deputetë. Në fjalën e mbylljes, Samaras theksoi se “partia ftohet të mbrojë vendin që është në rrezik”, duke shprehur vlerësimin se ND do të ftohet së shpejti zë menaxhojë situata shumë të vështira. Sa i përket kërkesës së një pjese të madhe të deputetëve për thirrjen e një kongresi të jashtëzakonshëm, Samaras i ftoi ata deputetë që të dalin përpara. “Nuk kam asnjë problem me kongresin e jashtëzakonshëm, mirëpo unë nuk i bëj dhuratë SYRIZA-s”, theksoi shprehimisht, duke përsëritur se “kush dëshiron të shtrojë problemin e udhëheqjes ta thotë tani dhe të avancojmë në procedurat që përcakton statuti”. Sa i përket skenës politike në vend, Samaras theksoi se “sondazhet mund të ndryshojnë pas pak ditësh” she shprehu vlerësimin se “greku është i dyzuar brenda vetes, gjysma i thotë bjeru të huajve dhe gjysma tjetër mos u bjerë shumë dhe dalim nga euro”. Duke iu referuar qëndrimit që duhet të mbajë ND, Samaras e cilësoi krim teorinë e parantezës së majtë, mirëpo theksoi se është po ashtu gabim edhe logjika e frytit të pjekur. Ndërsa lidhur me deklaratat e presidentit të Bankës Qendrëre Europiane se kjo bankë nuk do të blejlë më bonde greke, Samaras i cilësoi të këqija lajme e fundit, duke theksuar se “deklaratat e Draghit janë një zhvillim negativ dhe fotografojnë veprimet e gabuara të SYRIZA-s dhe të ministrisë së financave”.

Ndaje me miqte