0030 210 33 18 483

Saranda mes 10 qyteteve europiane si destinacion për 2018

11 Mars 2018

TIRANE, 23 Shkurt/ATSH/.- Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon, konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare dhe nga destinacionet më argëtuese. Ky qytet, cili ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht “Agioi Saranta”, 40 shenjtorët, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i pasqyrave, i Ksamilit, etj, ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse. I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare. Në një artikull të botuar nga revista italiane Donna Moderna, Saranda renditet ndër 10 qytetet europiane, destinacione të verës 2018. - Saranda -Shqipëri; rriten prenotimet për këtë vend të mrekullueshëm me diell dhe det. Më mirë të përfitoni shpejt, para se të përfundojnë rezervimet. -Siviglia, Spanjë, dinamike dhe në evolucion, e impenjuar për të vlerësuar historinë e saj. - Lago di Lecerna, Zvicër: një perlë e vërtetë e vendosur mes katër kantoneve. - Republika baltike (Estonia, Lettonia Ltuania); një itinerar i mahnitshëm (dhe low cost) mes arkitekturës, gastronomisë dhe kulturës. - Tbilisi (Gjerogji) ; një vend që shikon drejt së ardhmes me vetëdijen e traditave të tij. - Danzica (Poloni) ; më pak e njohur se Varshava ose Cracovia, por për tu zbuluar për bregdetin e saj të mrekullueshëm. - La Valletta (Malta) ; kryeqytet i kulturës 2018! Gati për festivalin, bienalen e artit, muzikën, por mbi të gjitha diell dhe det. - Alip Giulie (Slloveni) ; një parajsë për të apasionuarit pas natyrës në një cep të Europës, ndonjëherë e lënë pas dore. - Porto (Portugali) ; qendër dinamike artistike, kulturale dhe kulinare, me çmime (akoma) të arsyeshme. - Matera (Basilicata) Itali; New York Times e cilëson “një nga sekretet e ruajtura më mirë të Italisë”.

Ndaje me miqte