0030 210 33 18 483

Savvidis i PAOK: Jam gati të marr licencën e katër të TV

TRIBUNA 27 Shtator 2016

Biznesmeni rus Ivan Savvidis, njëkohësisht president i klubit të futbollit PAOK, ka deklaruar se është i gatshëm të paguajë këstin e nevojshëm për marrjen e licencës së katërt të televizionit kombëtar në Greqi. “Jam i pari në radhë dhe brenda ditëve të ardhshme jam gati të paguaj këstin e parë”, deklaroi Savvidis, menjëherë pasi biznesmeni Kalograitsa deklaroi se tërhiqej nga procesi i licensimit, për arsye se nuk arriti të grumbullojë në kohë 17,5 milionë eurot që duhej të paguante brenda disë së hënë. Sipas rregullave të tenderit, e drejta për marrjen e licencës tashmë kalon tek personi që kishte bërë ofertën më të mirë, pas fituesve. Dhe ky është Ivan Savvidis, biznesmen rus me origjinë greke, që megjithëse kishte ofruar 61,5 milionë, nuk arriti të ishte fitues. Savvidis tha gjithashtu se ai do të fillojë bisedime me pronarët e televizioneve Alpha dhe Star që nuk arritën të fitonin licencë. Në rast se dy pronarët respektivë, Kontominas dhe Vardinojanis nuk pranojnë bashkëpunimin, ata duhet të bëjnë reduktime të personelit dhe “ne do të vazhdojmë vetë”. Sipas tij, është më mirë që të bashkëpunohet, me qëllim që ounonjësit alktualë në këto televizione të mbeten në vendet e tyre. Sipas procedurës, pas kontrollit të pasurisë së Savvidisit, ky duhet që brenda 15 ditësh të paguajë më shumë se 20 milionë euro, që përbën një të tretën e shumës që kishte ofruar në tender dhe që ishte, siç thamë, 61,5 milionë. Pas Savvidisit, në radhë është televizioni Alpha që ofroi 61 milionë euro.

Ndaje me miqte