0030 210 33 18 483

Schauble përjashton mundësinë e uljes së borxhit grek

TRIBUNA 11 Shkurt 2017

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble sërish kundërshtoi në mënyrë të prerë çdo formë të reduktimit të borxhit grek, me kërkesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke vlerësuar se Greqia duhet në një rast të tillë të lërë zonën euro. “Nuk mund të vendosim një reduktim të borxhit të një anëtari të monedhës së përbashkët, fakt i përjashtuar nga Traktati i Lizbonës”, deklaroi ministri gjerman gjatë një interviste në televizionin publik ARD. “Mbi këtë kërkesë, Greqia duhet të largohet nga Bashkimi Monetar”, shtoi ai. “Asnjë anëtar i vendeve të Bashkimit Monetar nuk mund të jetë përgjegjës për huatë e vendeve të tjera”, pohoi ai.

Ndaje me miqte