Selia e Shenjtë vendos varkën e emigrantëve në skenën e lindjes së Krishtit
DPA
09 Dhjetor 2016
Tipari karakteristik i krizës evropiane të migrimit do të vendoset në qendrën e skenës së këtij vitit të lindjes së Krishtit në Vatikan, në një shfaqje që do të zhvillohet sot në sheshin e shën Pjetrit.
Skena e lindjes së Krishtit, donacion i qeverisë dhe i Kishës Katolike të Maltës, është 17 metra e gjerë, 8 metra e lartë dhe 12 metra e thellë dhe përmban 17 figura me veshje tradicionale malteze si dhe një varkë që simbolizon krizën humanitare.
“Varka, jo vetëm që përfaqëson traditat e Maltës, të tilla si peshkimi, por për fat të keq edhe realitetin e emigrantëve që kalojnë nëpër ujërat e saj me anije të improvizuara për të arritur në Itali”, deklaroi Vatikani.
”Italia ka regjistruar një rekord prej 174 603 emigrantësh këtë vit”, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit.
Të paktën 4 715 emigrantë kanë vdekur ose rezultojnë të humbur në vendkalimet e Detit të Mesdheut, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Vatikani planifikon të ndezë dritat e një peme Krishtlindjesh 25 metra të lartë.
Pema do të ndriçohet nga 18 000 drita të dhuruara nga kompania austriake “Starline”.
Papa Françesku nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e pasdites, në orën 16:30 (15:30 GMT), por është planifikuar të takohet me zyrtarët malteze dhe italiane që kontribuan në vendosjen e skenës së këtij viti.
Ndaje me miqte