0030 210 33 18 483

Serres aksident tragjik: shuhet çifti shqiptar mbijeton vajza e mitur

Tribuna 07 Janar 2018

Një çift emigrantësh shqiptarë ka humbur jetën në Greqi, pasi automjeti që drejtonte 35 vjeçari u përplas me barrierat metalike të rrugës. Drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij 28 vjeçe mbetën të vdekur në vend, ndërsa vajza e tyre 2 vjeçare është plagosur dhe ndodhet në spital. Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në Serres, në kilometrin e 4- të rrugës lokale Horteru-Kimisis. Pikërisht në këtë fshat jetonte prej shumë vitesh familja dhe cifti punonte në një fermë blegtorale. Dimensionet e kësaj ngjarjeje tragjike janë edhe më të mëdha, pasi, sipas disa dëshmitarëve aksidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, ndërsa viktimat dhe vogëlushja u gjetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Policia rrugore po heton për shkaqet e aksidentit.

Ndaje me miqte