0030 210 33 18 483

Shërbim mjekësor e farmaceutik FALAS për emigrantët pa libër shëndeti

25 Maj 2016

Ministria e Punës ka publikuar ditët e fundit një deklaratë, bazuar në vendimin e përbashkët ministror për kurimin falas të qytetarëve pa siguracion, përfshi emigrantët shqiptarë, në Greqi. Nga vendimi përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë humbur të drejtën e rinovimit të librit të shëndetit për shkak të papunësisë, vitet e fundit. Konkretisht, ekzistojnë dy mundësi kontrolli e kurimi mjekësor falas në spitalet publike. Për individët që kanë një diagnozë nga spital publik, një problem shëndeti dhe nuk kanë siguracion për të mbuluar shpenzimet e kurimit në spitale si dhe terapinë farmaceutike, sektori përkatës i Bashkive të vendit ka urdhër të lëshojë “çertifikatën e mbrojtjes sociale për kurim falas”. Për pajisjen me këtë certifikatë mjafton të paraqitet çdo lloj leje qëndrimi apo vërtetim për rinovimin e lejes së qëndrimit. Dokumentacioni i kërkuar është i njëjtë si për vendasit, domethënë vërtetohet se i interesuari është banor i përhershëm i Greqisë nga kontrata e banesës dhe deklarata tatimore Për më tepër, vendimi parashikon për grupe të caktuara siç janë gratë shtatzëna të pamartuara, fëmijët jashtë martese, persona që ndjekin programe rehabilitimi, e që nuk kanë libër shëndeti të pajisen me të njëjtin dokument, pavarësisht origjinës e shtetësisë. Shtetasit e vendeve të treta - shqiptarët- që janë banorë të ligjshëm e të përhershëm të Greqisë e disponojnë AMKA, por nuk përfitojnë as libër shëndeti e as çertifikatën e kurimit falas - për këtë kërkohet diagnozë e caktuar nga spital publik- sipas dispozitave të fundit kanë të drejtë të kurohen në shërbimet e ish-IKA sot PEDY, me kosto të njëjtë me disponuesit e librit të shëndetit. Kështu, gjithë ata që nuk kanë libër shëndeti mund të bëjnë analiza e kontroll mjekësor në çdo kohë, me të njëjtën kosto që kanë edhe të siguruarit. Përgatitur nga : DEDES & ASSOCIATES, Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte