0030 210 33 18 483

Shërbimet konsullore që kryhen në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Greqi

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 25 Mars 2017

Firma Avokative «DEDES & ASSOCIATES» u krijua në Korinth të Greqisë në vitin 1951 dhe më vonë u shtri në qytetin e Athinës. Firma u ofron klientëve të saj shërbime ligjore të shumëllojshme si edhe një kuadër të kompletuar konsulence juridike, që mbulon çdo aspekt dhe përmbush çdo kërkesë si të klientëve partnerë po kështu edhe të klientëve privatë. Firma jonë ka në stafin e saj një numër të madh avokatësh me përvojë dhe të specializuar, që aktivizohen në fusha të ndryshme të së drejtës. Për ne përbën prioritet krijimi i një marrëdhënieje të fuqishme besimi me klientët tanë, duke bërë të qartë se shqetësimi bazë dhe objektivi kryesor i ekipit tonë avokativ është ushtrimi i aktivitetit tonë në mënyrën më profesionale dhe të dobishme për klientët tanë. do çështje që na ngarkohet nga klientët tanë zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të kryejnë disa nga shërbimet e nevojshme edhe direkt nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, duke mos qenë nevoja që të shkojnë në Shqipëri për këto shërbime. Në rast se ju nuk mundeni të paraqiteni vetë në Ambasadën Shqiptare në Athinë, zyra jonë mund t’ju përfaqësojë për çdo shërbim që ju keni nevojë. Asistenca dhe mbrojtja e shtetasve në vështirësi Në situata të vështira e fatkeqësi shtetasit shqiptarë dhe të afërmit e tyre mund t’i drejtohen kurdoherë Ministrisë së Punëve të jashtme, Drejtorisë Konsullore, dhe përfaqësive tona diplomatike e konsullore jashtë shtetit, për të marrë ndihmë e për t’u këshilluar. Shtetasit mund të kërkojnë ndihmën e përfaqësive tona edhe kur u shkelen të drejtat e tyre në shtetin e rezidencës. Asistenca dhe ndihma që mund të jepet varet nga hapësirat e lejuara nga aktet ndërkombëtare dhe marrëveshjet reciproke dhe rrethanat konkrete. Katastrofat natyrore, situatat luftarake, terrorizmi dhe rrëmbimet Përfaqësitë tona veprojnë menjëherë për të kontaktuar shtetasit shqiptarë në zonat e prekura nga katastrofat natyrore dhe situatat luftarake jashtë shtetit. Të afërmit duhet të kontaktojnë menjëherë MPJ, Drejtorinë Konsullore, për të dhënë informacione të vlefshme për vendndodhjen e shtetasve. Inkurajojmë të gjithë shtetasit tanë të regjistrohen pranë Përfaqësive tona që mbulojnë shtetet ku ata qëndrojnë ose të kenë përherë me vete informacion se si mund të kontaktojnë Përfaqësitë ose MPJ, Drejtorinë Konsullore. Terrorizmi dhe rrëmbimet Sulmet terroriste dhe rrëmbimet janë të mundshme. Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë shtetit në zona të pasigurta duhet të mbajnë parasysh se mund të gjenden në situata të tilla. Para se të qarkullojnë në vende të huaja ata duhet të informohen për rrezikshmërinë e vendit të destinacionit. Vdekjet, sëmundjet dhe aksidentet e rënda Ndihma në rastet e vdekjeve Përfaqësitë tona ndihmojnë familjen dhe të afërmit në raste vdekjesh. Ato këshillojnë, ndërmjetësojnë me autoritetet e vendit pritës për përgatitjen e dokumentacionit për kryerjen e veprimeve të varrimit ose riatdhesimin me trasnporte funerale. Në rast se shtetasit e vdekur nuk kanë të afërm në vendin e qëndrimit, Përfaqësitë interesohen për të njoftuar e kontaktuar të familjarët në Shqipëri përmes MPJ. Asistenca për të sëmurët ose të aksidentuarit rëndë Përfaqësitë ndihmojnë të sëmurët ose të aksidentuarit rëndë. Nëse këta shtetas nuk kanë të afërm, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftohen familjarët në Shqipëri. Të ndaluarit, personat nën hetime dhe të burgosurit Përfaqësitë tona interesohen dhe ndihmojnë shtetasit e ndaluar, nën hetime apo të burgosur. Ato ndërhyjnë tek autoritetet vendase për të mbrojtur të drejtat e shtetasve dhe për të garantuar të drejtën për hetime e gjykime të paanshme. Ndërhyjnë për të mos lejuar keqtrajtimin e të burgosurve dhe sigurimin e kushteve normale, në raport me standardet e vendit pritës, të mbajtjes në burg. Me dëshirën e shtetasve Përfaqësitë rekomandojnë avokatë dhe përkthyes të njohur prej tyre. Njoftojnë përmes MPJ, Drejtorisë Konsullore, të afërmit dhe familjarëve. Por Përfaqësitë nuk mund të marrin përsipër përfaqësime në procese gjykimi si avokatë mbrojtës. Shtetasit e ndaluar, të hetuar dhe të burgosurit mund të mos lejojnë njoftimin e Përfaqësisë tonë dhe kontaktimin e tyre. Në këto raste as familja e të afërmit nuk mund të ndihmohen nga Përfaqësitë tona për t’u lidhur e për t’u informuar për ta. Ndihma në rastet e humbjes së kontakteve Kur humbin kontaktet me shtetasit jashtë vendit, të afërmit e tyre i drejtohen MPJ, Drejtorisë Konsullore, ose përfaqësive tona. Përpjekjet që do të bëhen për rivendosjen e kontakteve do të jenë të suksesshme në varësi të saktësisë së informacionit që do të ofrojnë të afërmit. Të afërmit duhet të mbajnë parasysh se strukturat e Shërbimit Konsullor nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në privatësinë e shtetasve. Ato nuk kanë të drejtë të kërkojnë, pa dëshirën e shtetasve, lidhjen me të afërmit e tyre. Asistenca financiare për riatdhesimin Shpenzimet për riatdhesimin e shtetasve nuk përballohen nga shteti. Janë vetë shtetasit ose të afërmit e tyre që duhet të bëjnë pagesat për udhëtim e kthimit dhe lëshimin e dokumenteve të nevojshme. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte