0030 210 33 18 483

Shkodër arrestohet eskperti i bombave me telekomandë

13 Prill 2016

Në vijim të operacionit të datës 26.03.2016, të koduar “Porosia”, ku Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë te tre shtetasve dhe sekuestruan Mina me telekomande, Pistoleta e Snajper, në vijim të hetimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme, Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit, Nadir Shiroku, 45 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër, i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe “Armbajtje pa leje” dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është pjesë përbërëse e grupit kriminal të mësipërm dhe dyshohet të jetë përgatitësi i minave të kapura me datë 26.03.2016. Këtij shtetasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dylbi snajperi, telekomanda, karta telefoni, dylbi, aparat fotografik, bateri telefon celular, ampermatës, usb, disa lloje kaçavidash, disa lloje telefon celulare, mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë si dhe tela e disa mila (llambushka te vogla). ATSH

Ndaje me miqte