0030 210 33 18 483

Shock te Bayern: Manuel Neuer &ldquopushim&rdquo deri në janar 2018

Tribuna 20 Shtator 2017

Portieri gjerman Manuel Neuer, aktualisht më i miri në planet, është operuar në këmbë dhe do të jetë i padisponueshem deri në janar, bëri të ditur klubi të martën. Kjo është një goditje e madhe para ndeshjes për Ligen e Kampionëve përballë Paris SG në fund të shtatorit dhe për ndeshjet kualifkuese të përfaqësueses gjermane per Botërorin -2018 në tetor. 31-vjeçari është dëmtuar në këmbën e majtë të hënën gjatë stërvitjes dhe është operuar të martën, sipas burimeve nga klubi. Portieri i Bayernit të Mynihut është dëmtuar sërish në këmbën e majtë, pikërisht në atë këmbë ku pësoi frakturë në muajin prill pas eliminimit të Bayern kundër Real Madridit. Porta e Bayernit kaloi sërish në duart e Sven Ulreich që nga e marta në mbremje në ndeshjen kundër Schalke-s në Genzelkirshen, që u fitua 3-0 nga bavarezët.

Ndaje me miqte