0030 210 33 18 483

Shokuese: Shqiptari akuzohet se keqtrajtonte seksualisht të bijën 7 vjeçare

Tribuna 15 Janar 2018

Një shtetas shqiptar po mbahet në paraburgim, i akuzuar se ka keqtrajtuar seksualisht të bijën e vet 7 vjeçare. Ngjarja shokuese ka dalë në dritë pasi e jëma e çoi për vizitë te pediatri vajzën, e cila kishte hemorragji të vazhdueshme nga organet gjenitale. Vajza u dërgua urgjentisht në spitalin e fëmijve në Athinë, ku mjekët konstatuan se ajo ishte përdhunuar. Vajza e vogël u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale. Sipas mediave, drejtori i klinikës së kirurgjisë, arriti të mësonte se përdhunuesi i 7 vjeçares ishte vetë i jati i saj. Mjeku bëri denoncimin përkatës në polici dhe 36 vjeçari që jetonte bashkë me familjen në ishullin e Salaminës, u arrestua. Ai po mbahet në paraburgim në burgun e Tripolit, derisa të gjykohet çështja e e tij. Raportohet se gjendja shëndetësore e vajzës së vogël është më e mirë, ndërkohë që ajo dhe e jëma po trajtohen intensivisht nga psikologët.

Ndaje me miqte