0030 210 33 18 483

Shoqata e Emigrantëve krijon degën e saj në Luca

08 Mars 2016

Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë, një nga grupimet më të vjetra dhe më aktive në mbtojtjen e të drejtave të bashkatdhetarëve në Greqiu, ka krijuar degën e vet në Luca të bashkisë së Spatas-Atikë. Në veprimtarinë themeluese morën pjesë një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh, që jetojnë e punojnë në zonën e Lucas. Ndodhej edhe kryetari i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë, z. Arben Cani. Pas njohjes me programin dhe veprimtarinë e kësaj shoqate, si dhe prononcimeve të rastit, u kalua në zgjedhjen e organeve drejtuese të degës së shoqatës. Kryetar u zgjodh zoti Ilia Dervishaj. Kryetari i SHESH, Arben Cani dhe kryesia e shoqatës, i urojnë drejtuesve të sapozgjedhur suksese në detyrën që kanë marrë përsipër vullnetarisht për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.

Ndaje me miqte