0030 210 33 18 483

Shorti i Botërorit 2018 favoritët të kënaqur

01 Dhjetor 2017

Gjermania, kampione në fuqi, është e kënaqur që ndodhet në një grup me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut, ashtu si dhe Brazili, pesë here fitues, apo Franca, raporton ATSH. Low: Kundërshtarë interesantë Joachim Löw (trajner i Gjermanisë): “Në pikëpamje sportive, këta janë kundërshtarë shumë interesantë, ne duam të vendosim në këtë grup themelin e mbrojtjes sonë të titullit, që është qëllimi ynë”. Reinhard Grindel (President i Federatës Gjermane, DFB): “Një grup shumë interesant me sfida emocionuese për ekipin tonë, për Joachim Löw dhe ekipin e tij- fillon përgatitja e ndeshjeve kundër tre kundërshtarëve të parë”. Ronaldo: Mund të jemi të lumtur me grupin Ronaldo (ish-sulmuesi i Brazilit, kampion i botës në vitin 2002: “Të gjitha grupet janë të balancuara mirë, mund të jemi të lumtur me grupin ku kemi rënë, kemi mundesite për të përfunduar të paret. Ka grupe të tjera më të komplikuara, si Portugalia dhe Spanja, grupi ynë është i kalueshem dhe Tite (trajneri) tashmë duhet të përgatisë planin e tij”. Lopetegui: Kemi një grup të vështirë-të vështirë Julen Lopetegui (trajner i Spanjes): “Siç pritej, ky është një grup i vështirë, i vështirë, i vështirë, por kjo është Kupa e botës”. Portugalia nuk është një ekip i madh, ndoshta? Eshtë kampion evropian është një ekip i madh. Ekipe me vlere jane edhe Maroku apo Irani, qe eshte i vetmi ekip që eshte kualifikuar pa pesuar një gol të vetëm në kualifikueset- Jane ekipe të shkëlqyera, me lojtarë të mirë, trajnerë të mirë. Mund te them se është një grup i komplikuar”.

Ndaje me miqte