0030 210 33 18 483

Shqipëri Armeni biletat do të shiten online

04 Mars 2015

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se duke filluar që nga ndeshja me Armeninë, do të aplikojë një risi të nevojshme sa i përket biletave të ndeshjes. “Duke filluar nga biletat për takimin ndaj Armenisë janë në shitje online dhe kushdo mund ta sigurojë biletën e tij mjaft thjesht pa pasur nevojë të presë në rradhë nëpër sportele në ditët afër ndeshjeve. Biletat online shiten përmes një sistemi të sigurisë së lartë. do person mundet të blejë vetëm një herë bileta online dhe maksimumi është 3 copë. Blerja e çdo bilete shoqërohet me plotësim të të dhënave të personit që do e përdorë biletën, si emri dhe numri i telefonit. Tërheqja e biletave të blera online mund të bëhet nga data 20 deri më 28 mars pranë zyrave të FSHF-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së. Federata sqaron se “për këtë ndeshje (dhe për të tjerat në vijim), ndryshe nga shum ndeshje t tjera, ne kemi ndërmarrë masa të “personalizuara” për kategorite e ndryshme të publikut. Eshtë bërë një komunikim i dedikuar me shumicën e kompanive të botës së biznesit shqiptar dhe të huaj të pranishëm në Shqipëri. Gjithashtu po vijon komunikimi me grupet e tifozerive të cilat vijnë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe të rajonit përfshirë këtu Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Kësaj i shtohet më në fund edhe mundësia e blerjes së biletave online. Sipas Federatës, kjo do të ndihmojë së pari të gjithë sportdashësit dhe mbështetësit tanë të cilët jetojnë jashtë vendit dhe kanë nevojë të planifikojnë shumë gjëra të tjera përveç ndeshjes: një biletë avioni, rezervim hoteli, etj. Ky sistem online lejon gjithashtu, për ata që kanë mundësi të limituara ose që thjesht preferojnë këtë mënyrë blerjeje (për të evituar rradhët psh.) që secili të përzgjedhë mënyrën e tij të përshtatshme për blerjen e biletës për këtë event.

Ndaje me miqte