0030 210 33 18 483

ShqipëriGreqi bashkëpunim në fushën e sigurisë

09 Prill 2016

Shqipëria dhe Greqia kanë shqyrtuar kuadrin e një bashkëpunimi të ri në fushën e sigurisë, të fokusuar në çështjen e refugjatëve, por edhe në kërcënimin e terrorizmit. Ministri i brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, që u takua të premten në Athinë me ministrin grek të rendit, Nikos Toskas, deklaroi se me këtë takim hapet një kapitull i ri në bashkëpunimin dapalësh. Të dy ministrat nuk dhanë detaje mbi këtë bashkëpunim. Ndërkaq, ministri grek i rendit, bëri të ditur se ditët e ardhshme do të zhvillohet një takim i ministrave të jashtëm e të brendshëm. “Po bëhet një fillim i mirë për kontakte, që do të shpien në zgjidhje të problemeve”, theksoi ministri grek i rendit, Nikos Toskas. Në qendër të bisedimeve ishin çështjet e sigurisë, luftimit të terrorizmit dhe kriminalitetit, si dhe kriza e refugjatëve. Ministri grek i rendit tha se për momentin nuk ka flukse refugjatësh drejt Shqipërisë apo Italisë dhe sqaroi se e kishte fjalën për flukse të organizuara nga rrjete trafikantësh. Nga ana e vet, ministri i brendshëm shqiptar tha se gama e diskutimeve ishte mjaft e gjerë, përfshirë edhe gjendjen e qytetarve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Ndërkaq, Tahiri deklaroi se nuk duhet lejuar që përmes refugjatëve të penetrojnë elementë terroristë. “Po të garantojmë sigurinë në terrenin tonë, kemi garantuar ndërkaq sigurinë më gjerë në rajon”, tha ministri i brendshëm shqiptar. “Për Shqipërinë është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me partnerët që janë dhe fqinj, si Italia dhe Greqia. Shpresoj të jemi në gjendje të krijojmë mekanizmat e përbashkët me qëllim që bashkëpunimi të jetë eficent dhe i frytshëm, si dhe të ketë rezultate konkrete”, deklaroi Tahiri. Tribuna

Ndaje me miqte