0030 210 33 18 483

ShqipëriRumani sfida &ldquopër jetë a vdekje&rdquo

19 Qershor 2016

Rumania dhe Shqipëria ndeshen të dielën në mbrëmje (19 qershor), në një betejë për jetë a vdekje që do të vendosë për largimin apo qëndrimin e mëtejshëm në Francë. Më shumë për çështje prestigji, Shqipëria do të luftojë që të shpërbëjë ëndërrat e rumunëve për t’u gjendur në fazën e ardhshme të turneut. Ekipi i Angel Iordanescut do të luftojë të dielën në Lion që të bërë realitet shpresat e pakta për t’u kualifikuar si një nga më të mirat e vendit të tretë. Golaverazhi negativ (-3), ua ka ngushtuar ndjeshëm hapësirat për optimizëm shqiptarëve. Mirëpo Etrit Berisha dhe shokët e vet nuk duan që të mbeten me duart bosh nga debutimi i tyre në Euro 2016, posaçërisht pas paraqitjes së mirë që bënë kundër Zvicrës dhe Francës. Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës e Francës, e megjithatë ka ende mundësi që të vijojë rrugëtimin e saj në këtë Europian. Kuqezinjve u duhet një fitore me gola ndaj skuadrës së Jordaneskut për të siguruar vendin e tretë, e më pas të presë rezultatet e grupeve të tjera për të shpresuar në një përfshirje mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta, që do të kualifikohen në 1/8-at e finaleve. Rumania, nga ana e saj, mund të kualifikohet edhe si e dyta e grupit nëse fiton ndaj Shqipërisë, por duhet të shpresojë në një fitore të thellë të Francës ndaj Zvicrës. Në krahun tjetër, Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin mes 16 më të mirave të “Euro 2016”, ndërsa ajo që kërkon është të përfundojë këtë fazë në vendin e parë, objektiv ky për të cilin i mjafton edhe barazimi ndaj Zvicrës. Formacionet SHQIPERIA: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Abrashi, Basha, Xhaka, Roshi, Sadiku, Leniani. Trainer: Gianni De Biasi RUMANIA: Tatarusanu, Sapunaru, Chirikes, Grigore, Filip (Matel), Hoban, Prepelita, Popa, Stanciu, Stancu, Andone. Trainewr: Angel Iordanescu Gjyqtar: Pavel Kralovec (eki) Stadiumi: “Stade de Lyon”, Lion Tribuna

Ndaje me miqte