0030 210 33 18 483

ShqipëriSpanjë 0:2. De Biasi: &ldquoE dhuruam ndeshjen&rdquo

TRIBUNA 10 Tetor 2016

Spanja ka kaluar barrierën në “Loro Boroçi”, në një ndeshje që për La Rojan rezultoi më e lehtë nga ç’pritej. Kuqezinjtë dhe tifozëria e zjarrtë shqiptare në fund i janë përkulur me respekt klasit të spanjollëve, duke mbajtur ndërkaq të ndezur ëndrrën për kualifikim në finalet e Botërorit 2018. Siç vë në dukje Supersport, lojtarët tanë nuk mundën të bënin asgjë “përballë spanjollëve që vodhën topin përgjatë gjithë ndeshjes falë qarkullimit në kufijtë e perfeksionit dhe arritën të shënonin në pjesën e dytë, me një gabim të Etrit Berishës që i hapi rrugën fitores së miqveW. Sugjestionues emrat e Spanjës me Lopeteguin që hidhte Vitolon, Alcantarën dhe David Silvën në mbështetje të Diego Kostës, konfirmonte formacionin e paralajmëruar në Sport News, De Biasi me plot 5 ndryshime në krahasim me Lihtenshtejnin, Agolli në krah në vend të Alijit, mesfusha reparti më i transformuar me Lilën e Xhakën para mbrojtjes për një digë muskuloze me Memushajn pak më para, ndërsa Lenjani rikthehej në të majtë në vend të Lullakut. E jashtëzakonshme atmosfera në Loro Borici kulmi si gjithmonë në momentin e këndimit të Himnit. Sic pritej Shqipëria nis të luajë me kujdesin maksimal, aktiv që në fillim De Biasi i vetëdijshëm se cdo gabim ndaj Spanjës paguhet. Shkëndija mes Andi Lilës dhe Pique që në nisje, me mbrojtësin e Barcelonës që mer topin me faull ndaj Agollit në zonën e Berishës në minutën e 6 duke u paralajmëruar nga arbitri. Pas 10 minutave lojë Shqipëria shikon veten në superioritet numerik në kundërsulm, Lenjani kroson nga e majta por nuk ka goditje në portën e De Gea-s. Në të 12, Spanja shumë pranë golit me Koke që del para porte por Berisha bën mrekullinë. Akoma më fantastikportieri i kuqezinjve në të 18 me një hedhje në ekstrem në goditjen e Vitolos. Spanja me zotërimin e topit stacionohet në gjysmëfushën tonë por deri në 3/4 pasi e ka të vështirë të cajë, padyshim i shqetësuar në stol Gianni De Biasi, mjaft ta shohësh se si i drejtohet Hysajt. Në minutën e 35 vjen goditja e parë drejt portës së De Geas, nga e majta në të djathtë me Lenjanin për Roshin që godet fluturimthi me topin që del për pak jashtë portës. Në të 38 Vitolo arrin të depërtojë në zonë me Berishën që i pozicionuar mirë neutralizon rrezikun. Bëhen dramatike minutat e fundit të pjesës së parë, por mban autobuzi i De Biasit dhe pjesa e parë mbyllet pa gola e me Lenjanin që lë fushën i gjakosur pas një kontakti në fushë dhe në të dytën e nis Aliji në vend të tij. Vijon presioni i spajollëve me Piken që si gjithmonë bën para në goditjet standart, provon në të 51 edhe David Silva që lirohet nga markimi dhe provon nga larg, kanë padyshim klas spanjollët por goli që ndryshon rrjedhën vjen nga një gafë e Berishës në minutën e 54, kthim i gabuar i topit që kthehet në asist për Vitolon, David Silva del i vetëm para portës dhe me zgjuarsi pason në të majtë te Diego Kosta që e ka të lehtë të shënojë me portën bosh. 1-0 për Spanjën dhe gjithcka bëhet më e vështirë për Shqipërinë që e vuan psikologjikisht disavantazhin, në të 63 Nolito i futur në lojë vetëm prej tre minutash, djeg Hysajn në të djathtë depërton në zonë për të cuar topin aty ku nuk shkon dot Berisha. 2-0 dhe De Biasi provon të ndryshojë dicka duke futur Bashën në vend të Memushajt, dhe Hykën në vend të Xhakës. Del mes duartrokitjeve në Shkodër dhe Andres Iniesta, ndërsa dhe Sergio Ramos detyrohet të lërë fushën menjëherë më pas pas një dueli ajror me Andi Lilën. Shqipëria provon të bëjë dicka më tepër përpara por e ka të pamundur dhe përfundon me një disfatë 2-0 mes shiut në Shkodër. Kundër kësaj Spanje nuk mund të jetë një tragjedi mer të kuqtë që gjithsesi largohen mes duartrokistjesh. Pas rezultateve të fundit në grup Shqipëria e shikon veten në vendin e tretë pas Spanjës dhe Italisë që kryesojnë me nga 7 pikë, kuqezinjtë gjenden në kuotën e 6 pikëve, po aq sa dhe Izraeli, beteja e vërtetë do të jetë pikërisht me të, muajin e ardhshëm, thekson Supersport. De Biasi: Golin e parë e shënuam vetë. Dhuruam ndeshjen Trajneri i përfaqësueses sonë, Gianni De Biasi, pas ndeshjes u shpreh “i trishtuar” për golin e parë të takimit, ku pas një gabimi me këmbë të portierit Berisha, spanjollët përfituan për të zhbllokuar rezultatin. “Dhuruam një ndeshje. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe me rregull, por gabimi në golin e parë na ndëshkoi. Bëmë pak në sulm, ndërsa në mbrojtje u munduam të bëjmë atë që dimë të bëjmë. Eshtë e trishtë që golin e parë e bëmë vetë. Mund të pësonim gol në shumë mënyra, por jo në atë mënyrë”, tha De Biasi pas ndeshjes. Në lidhje me ndikimin që do të ketë kjo humbje në ekipin tonë, De Biasi deklaroi se nuk do të ndikojë aspak. “Nuk ndikohem pasi nuk mendoj që kemi kundërshtar Spanjën. Ne duhet të punojmë mbi aftësitë që kemi”, shtoi De Biasi. Formacionet SHQIPERIA: Berisha, Hysaj, Djimsiti, Mavraj, Agolli, Lila, Xhaka (Hyka), Memushaj (Basha), Roshi, Balaj, Lenjani (Aliji). SPANJA: de Gea, Koke, Sergio Ramos, Pique, Monreal, Vitolo (Nolito), Iniesta (Isco), Busquets, Silva, Thiago, Costa. Gjyqtar: Bas Nijhus (Holland)

Ndaje me miqte