0030 210 33 18 483

Shqipëria në një grup me Italinë dhe Spanjën për eliminatoret e Botërorit 2018

25 Korrik 2015

Kombëtarja shqiptare do të ballafaqohet në eliminatoret për Botërorin e vitit 2018, me dy nga përfaqësueset më dinjitoze të futbollit botëror, që janë kurorëzuar edhe si kampione bote, me Italinë dhe me Spanjën. Në shortin e hedhur të shtunën në mbrëmje, në Sans Petërsburg, Shqipëria u përzgjodh në grupin e shtatë, ku krahas Italisë e Spanjës, marrin pjesë edhe Izraeli, FYROM dhe Lihtenshtejni. Më hollësisht, shorti për zonën Europiane është si më poshtë: Grupi 1: Holanda, Franca, Suedia, Bullgaria, Bjellorusia, Luksemburgu. Grupi 2: Portugalia, Zvicra, Hungaria, Ishujt Faroe, Letonia, Andorra Grupi 3: Gjermania, ekia, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Azerbajxhani, San Marino Grupi 4: Uellsi, Austria, Serbia, Irlanda, Moldavia, Gjeorgjia Grupi 5: Rumania, Danimarka, Polonia, Mali i Zi, Armenia, Kazakistani Grupi 6: Anglia, Sllovakia, Skocia, Sllovenia, Lituania, Malta Grupi 7: Spanja, Italia, Shqipëria, Izraeli, FYROM, Lihtenshtejni Grupi 8: Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Estonia, Qipro Grupi 9: Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia, Finlanda. Nëntë ekipet e para në grupe do të kualifikohen direkt për në finalet e kampionatit botëror që do të zhvillohet në Rusi, në verë të 2018-s. Tetë ekipet e vendit të dytë do të ndeshen në play off, porej nga do të dalin katër ekipe të tjera që do të marrin pjesë në Botëror. Ndeshjet do të fillojnë më 4 shtator 2016 dhe do të përfundojnë më 10 tetor 2017. Ndeshjet play off do të zhvillohen në nëntor 2017.

Ndaje me miqte