0030 210 33 18 483

Shqipëria drejt Francës rruga që nisi më 7 shtator 2014

12 Tetor 2015

Shqipëria ka bërë të dielën realitet ëndrrën e saj 85 vjeçare (që prej krijimit të FSHF) për të marrë pjesë në finalet e një kampionati europian futbolli, duke fituar 3-0 një ndeshjee që vlente sa një histori. Në Jerevan, Shqipëria luajti ndeshjen më të rëndësishme të Kombëtares, atë që na dha një biletë për në ‘Francë 2016’. Nga 7 Shtatori i 2014-tës deri më 11 Tetor të 2015 Shqipëria ka përjetuar 13 muaj të jashtëzakonshëm kuqezi, të cilët u kurorëzuan me një fitore. Në Armeni, Kombëtarja luajti për ëndrrën më të madhe të futbollit shqiptar, të jetë pjesë e një Europiani, të jetë mes më të mirave të kontinentit. Në 13 muaj tifozët shqiptarë në çdo cep të globit janë gëzuar, kanë ëndërruar, kanë bëtitur ‘gol’, dhe kanë qëndruar për pesë ndeshje të pathyer, kanë luftuar dhe dyerve të gjykatave europiane, e si asnjëherë tjetër siguruandhe një vend në play-off, pas katër ndeshjeve të para, por edhe kanë vuajtur në minutat e fundit duke provuar jo thjesht dëshpërimin, por vuajtjen që mund të shkaktojë “krisja” e një ëndrre të madhe. Fitorja në Armeni ishte jo vetëm një arrite për futbollistët që sot luajnë në Kombëtaren kuq e zi, por edhe për të gjithë ato breza dhe gjenerata të tëra lojtarësh që iu afruan kësaj ëndrre, por nuk mundën ta realizonin dot, për shumë shhkaqe e rrethana të ndryshme. Fitorja sot ishte edhe për Loro Boriçin e Panajot Panon, edhe për Sokol Kushtën e Sulejman Demollarin.Ishte edhe për Igli Taren dhe Erjon Bogdanin, për Altin Lalën, Ervin Skelën, Alban Bushin e shumë të tjerë që kanë dhënë gjithçka për fanellën kuq e zi ndër vite. Prandaj rëndësia e kësaj ndeshjeje ishte historike. Gj. Mima Grupi 9 07/09/2014 Danimarkë-Armeni 2-1 07/09/2014 Portugali-Shqipëri 0-1 11/10/2014 Armeni-Serbi 1-1 11/10/2014 Shqipëri-Danimarkë 1-1 14/10/2014 Danimarkë-Portugali 0-1 14/10/2014 Serbi-Shqipëri 0-3 (në tavolinë) 14/11/2014 Portugali-Armeni 1-0 14/11/2014 Serbi-Danimarkë 1-3 29/03/2015 Shqipëri-Armeni 2-1 29/03/2015 Portugali-Serbi 2-1 13/06/2015 Armeni-Portugali 2-3 13/06/2015 Danimarkë-Serbi 2-0 04/09/2015 Danimarkë-Shqipëri 0-0 04/09/2015 Serbi-Armeni 2-0 07/09/2015 Armeni-Danimarkë 0-0 07/09/2015 Shqipëri-Portugali 0-1 08/10/2015 Shqipëri-Serbi 0-2 08/10/2015 Portugali-Danimarkë 1-0 11/10/2015 Armeni-Shqipëri 0-3 11/10/2015 Serbi-Portugali 1-2 RENDITJA 1. Portugalia 8 7-0-1 11-5 21 2. Shqipëria 8 4-2-2 10-5 14 3. Danimarka 8 3-3-2 8-5 12 4. Serbia 8 2-1-5 8-13 4 5. Armenia 8 0-2-6 5-14 2

Ndaje me miqte