0030 210 33 18 483

Shqipëria në elitën e futbollit europian finaliste e Euro 2016

12 Tetor 2015

Kombëtarja shqiptare ka realizuar ëndrrën e kualifikimit për herë të parë në finalet e një kampionati evropian. Shqiperia ka fituar me rezultatin 3-0 në Armeni në stadiumin Vazgen Sargsyan në Jerevan, e vlefshme për Grupin I në eleminatoret për kampionatin evropian, “Francë 2016”. Kjo ishte ndeshja e fundit që Kombëtarja shqiptare zhvillonte në këto eleminatore. Një fitore do të thoshte kualifikim për kombëtaren kuqezi në “Euro 2016’, së bashku me Portugalinë, duke lënë pas Danimarkën. Kjo fitore historike sjell kualifikimin e shumëdëshiruar të tifozëve shqiptarë në çdo cep te globit. Shqiperia ka dominuar takimin duk shenuar qe ne minuten e 9-të me një autogol te mbrojtesit armen Hovhannisyan. mepaska shenuar Gjimshiti ne minuten e 23-te. Ne pjesen e dyte ka shenuar Armando Sadiku ne te 76-ten, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e Shqiperise. Pjesa e parë 1? - Mkhitayan kroson nga e djathta e sulmit armen, por topi përfundon në duart e Berishës 3?- Kombinime në mesin e fushes nga lojtaret tane, por ka nje nderhyrje te gabuar ndaj Memushajt. Goditja e pare e lire e takimit. 6? - Goditje denimi per armenet ne hyrje te zones sone. Berisha ben mrekulline, duke mos i lejuar golin armeneve. Mkrtchyan goditi fort, topi u devijua nga muri dhe reagimi i Berishes ishte fantastik ne kete rast. 9?- Shenon Shqiperia. Godet Basha, pret portieri, por nuk arrin ta kontrolloje topin. Gashi u tregua me i shpejt nga te tere duke goditur ne porte dh aty mbrojtesi armen Hovhannisyan ka devijuar per ne porten e tij. 17? - Kalim i bukur i Roshit nga e djathta dhe vetem me faull mund ta ndalte lojtari armen Arzumanjan, i cili ndeshkohet me kartonin e verdhe, i cili eshte i pari ne kete ndeshje. 20? - Tjeter rast i mire per Shqiperine. Cikalleshi godet ne hyrje te zones, por topi ndalet nga portieri qe ishte ne pozicion. 23 - Shenon Shqiperia. Memushaj kroson ne zone dhe aty Xhimshiti nuk gabon, por e dergon topin ne porten e armeneve, duke e çuar rezultatin ne 0-2. 28? - Tjeter mundesi e mire per Shqiperine, por topi devijohet nga mbrojtesit e Armenise. Cikalleshi pretendon per prekje me dore. 39?- Dalje e shpejt e Bashes ne krahun e majte, pason per Gashin qe nuk arrin te gjuaje drejt portes. Nis pjesa e dyte e ndeshjes Zevendesime per Armeninë. Ozbiliz futet ne fushen e lojes duke zevendesuar Yusbashyan. 46? - Mundesi e shkelqyer menjehere per Shqiperine, por Basha nuk godet si duhet brenda zones. 52?-Kartoni i pari per lojtaret e Shqiperise. Ndeshkohet me te verdhe Aliji. 53? - Armenet shfaqen rrezikshem ne porten shqiptare, por me te drejt gjyqtari akordon nje pozicion jashte loje. 66? - Mundesi e arte per te shenuar edhe golin e trete per Shqiperine. Roshi ne kundersulm, kroson per Sadikun ne zone, por topi devijohet dhe per pak sa nuk perfundon ne rrjetë. 76? - Gol 0-3 Shenon Armando Sadiku. Roshi i papermbajtshem ne te djathte, kroson ne zone aty ku Sadiku nuk fal, por siguron fitoren duke shenuar golin e trete. Armeni - Shqipëri 0-3 (Hovhannisyan (aut) 9?, Gjimshiti 23?, Sadiku 76?) Armenia: Kasparov, Haroyan, Arzumayan, Andonia, Hovhaanisyan, Mkrtchyar, Yusbashyan, Pizelli, Mkhytaryan,Ghazaryan, Movsysian. Trajner: Sargis Hovsepyan Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Alijii, Basha, Xhaka, Memushaj, Roshi, Gashi, Cikalleshi. Trajner: Gianni De Biasi. Gjergji Mima

Ndaje me miqte