0030 210 33 18 483

Shqipëria sfidon Francën por ndëshkohet në 5 minutat e fundit

16 Qershor 2016

Dy gola në fundin e ndjeshjes kanë shuar shpresat e Shqipërisë për të dalë me pikë kundër Francës në ndeshjen e dytë të grupit A rë Euro 2016. Skuadra e Gianni De Biasit bëri një lojë të mirë, por u ndëshkua në limitet e kohës së rregullt nga Griezman. Në minutën e pestë shtesë Paje vulosi ndeshjen me golin e dytë. Rezultati është mashtrues, pasi kuqezinjtë e Xhani de Biazit meritonin më shumë në sfidën e luajtur në “Velodrome” të Marsejës. Meritonin dhe mund të merrnin më shumë për atë që tregoi në fushë skuadra deri në limitet e kohës së rregullt. Meritonin më shumë edhe mijëra tifozët kuqezi në tribuna, edhe një herë fitorja më e madhe e Shqipërisë në Euro 2016. Ashtu si gjithmonë, kuqezinjtë vuajtën në minutat e para. Presioni i francezëve ishte konstant, por megjithë përpjekjet e vendasve, të besuarit e De Biazi arritën të kalojnë nisjen e ngadaltë që ka qenë fatale në sfidat e fundit. Skuadra shqiptare merr zemër dhe në minutën e 23-të regjistron rastin më të mirë për të shënuar. Hysaj shërben nga e djathta, por nuk i gjen kohën Sadiku, me topin që shkon në duart e portierit. Franca kërkon të përgjigjet me Zhiru, por edhe sulmuesi i Arsenalit nuk gjen portën e Berishës. Ky ishte momenti i fundit i rrezikshëm i vendasve në pjesën e parë, që mbyllet me Shqipërinë në sulm. Lenjani sjell sërish panik në zonën franceze, por nuk finalizon si duhet një tjetër skemë në goditjen e këndit. Kërkues kuqezinjtë, që gjithsesi nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës me pjesën e parë që do të mbyllej pa gola. Me rikthimin në fushë, Deshamps i beson yllit të skuadrës Pol Pogba. Ndryshimi duket menjëherë dhe Franca do t’I afrohej në disa raste golit të epërsisë. Shpëton pa prekur rrjeta e Berishës, ndërsa gjërat mund të kishin shkuar ndrsyhe, nëse francezët nuk do të kishin edhe fatin me vete. Pa fat Memushaj me të gjithë impenjimin e tij, vetëm shtylla i mohon golin e epërsisë. Vendasit reagojnë shpejt me Pogba. Nuk shënjestron si duhet as mesfushori i Juventusit, ndërsa Deshamps hedh në fushë një tjetër yll si Antuan Griezman. Sulmuesi i Atletikos do të ishte vendimtar në këtë sfidë, por deri atëherë është Shqipëria që ka fatin me vete. Në minutën e 69-të, është Zhiru që i afrohet golit dhe me Berishën të mundur këtë herë janë kuqezinjtë që ndihmohen nga shtylla. De Biazi freskon skuadrën me dy lëvizjet e para. Në fillim Roshi merr vendin e Lilës dhe më pas Xhaka zëvendëson Kukelin. Megjithë ndryshimet është sërish Franca që ka fjalën e parë. Të kota përpjekjet e të besuarve të Deshamps dhe kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, sfida do të merrte një tjetër rrjedhë në minutën e fundit të kohës së rregullt. Griezman tregon se përse është një nga lojtarët më të kërkuar në botë dhe në mundësinë e parë të vërtetë e ndali topin në rrjetë. Në festë francezët, ndërsa goli I pësuar trondit skuadrën shqiptare. Regimi i dëshpëruar në kohën shtesë i jep mundësi francezëve të vulosin triumfin në minutën e 95-të. Paje dyfishoi shifrat duke i dhuruar fitoren e dytë Francës që siguron kualfikimin në 1/8 e Eruo 2016. Për Shqipërinë mbetet edhe ndeshja e tretë dhe për të shpresuar ende skuadrës së drejtuar nga Xhani De Biazi i duhet vetëm fitorja kundër Rumanisë. Bledar KUKA Ndeshja minute pas minute - Këndohen himnet e dy ekipeve - 1 minutë heshtje në nder të një polici francez dhe bashkëshortes së tij të vrarë Jean Baptiste Slavaing dhe Jessica Schneider në Paris pas një sulmi terrorist Min 03:00 - Franca kryen sulmin e pare me Oliver Giroud me një goditje me kokë të përfunduar sipër kuadratit. Min 06:00 - Ndeshja ka nisur me ritëm për të dyja skuadrat, me Francën që qarkullon topin në mesfushë dhe kuqezinjtë që kërkojnë të thyejnë aksionin e Gjelave. Min 09:00 - Në dallim nga ndeshja me Zvicren, futbollistët tanë po ushtrojnë presion ndaj bluve të Francës sapo ata marrin topin në posedim. Min 13? - Lenjani ka depërtuar në zonen franceze me nje sulm te shpejte, por topi i goditur prej tij ka perfunduar jashtë Min 16? - Ajeti ka rrezikuar me një top të larguar jo mirë nga zona që perfundoi ne korrne. Min 23? - Nje rast i rrezikshem në portën e Shqiperise pas nje kombinimi te Dimitri Payet dhe Antony Martial. Min 25? - Vetëm disa centimetra e ndanë Armando Sadikun ta dërgojë topin në rrjetën e francezeve pas nje krosi të devijuar të Hysajt. Topi perfundoi ne duart e Lloris. Min 30? - E gjithë skuadra e Francës është hedhur në sulm, duke ushtruar presion në gjysmefushen e shqiptareve. Min 38? - 2 korne te njepasnjëshme nga kombëtarja shqiptare por asnjë rrezik per mbrojtjen e Les Bleus. Min 40? - Hysaj del ne kundersulm të shpejtë nga krahu i majtë, por krosi i hedhur ne zone nga ai, nuk arrihet nga Sadiku dhe Lenjani. Min 42? - Lila fiton një faull ne kufijte e zones se portierit Lloris pas nderhyrjes së rrezikshme të Evra. Memushaj merr persiper goditjen e denimit, por topi i tij perfundoi siper kuadratit. Min 45? - Perfundon pjesa e pare 0-0 Deschamps ka futur ne fushen e lojes Paul Pogba duke nxjerre Martial. Nderkohe nga stoli i kombetares shqiptare kande dale ne nxemje Cikalleshi dhe Roshi. Min 47? - Sapo fillon pjesa e dyte dhe Franca hidhet serish ne sulm me Coman i cili nuk shfrytezoi sic duhet nje kros te Matuidi. Min 51? - Memushaj godet shtyllen pas nje krosi perfekt te Hysaj. Menjehere pas sulmit te Shqiperise, hidhet ne kundersulm Franca me Payet. Min 53? - I sapofuturi ne loje, Paul Pogba gjuan nje predhe nga jashte zone por gjuajtja perfundon siper portes. Min 55? - Kukeli denohet me karton te verdhe. Min 67? - Del Coman, futet ne fushen e lojes Antonie Griezmann Min 68? - Olivier Giroud godet shtyllën, shpeton Shqiperia. Min 73? - Del Burim Kukeli, futet Taulant Xhaka. Min 81? - Me 60% te mbajtjes se topit, Franca ka kryer plot 15 raste, ndersa 7 numerohen per lojtaret kuqezi. Min 83? - Ajeti del nga fusha e lojes per t’ja lene vendin Federic Veseli. Min 85? - Shqiperia po mbron porten me 10 lojtare dhe francezet qe provojne pareshtur per te kaluar ne avantazh. Min 89? - Griezmann kalon Francën në avantazh. Gjyqtari akordon 5 min shtesë. Min 95? - Payet dyfishon rezultatin. Franca: Lloris; Sagna, Rami, Koscielny, Evra; Kante, Matuidi; Coman (Griezmann 68), Payet, Martial (Pogba 46); Giroud (Gignac 77). Goals: Griezmann 90, Payet 90. Trainer: Didier Deschamps. Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli; Lila (Roshi 71), Abrashi, Kukeli (Xhaka 74), Memushaj, Lenjani; Sadiku. Booked: Kukeli, Abrashi. Trainer: Gianni De Biasi. Gjyqtar: William Collum (Skoci). Renditja Franca 6 pikë (2 ndeshje: 2 fitore) Zvicra 4 pikë (2 ndeshje: 1 fitore, 1 barazim) Rumania 1 pikë (2 ndeshje: 1 humbje, 1 barazim) Shqipëria 0 pikë (2 ndeshje: 2 humbje) E diel, 19 qershor Rumani-Shqipëri (Lion) Zvicër-Zvicër (Lilë). Tribuna

Ndaje me miqte