0030 210 33 18 483

Shqiptarët 70% të lejeve të qëndrimit në Greqi

TRIBUNA 28 Tetor 2016

Sipas të dhënave zyrtare, të verifikuara edhe nga Komisioni Europian, shumica dërrmuese e emigrantëve me leje qëndrimi në Greqi janë shqiptarë. Në vitin 2015 në gjithë territorin e Bashkimit Europian u nxorrën 2,5 milionë leje të reja qëndrimi, njofton agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA, duke iu referuar një studimit përkatës të hartuar nga shërbimet e BE-së në Bruksel. Sipas raportit, ky numër përfaqëson 0,5% të popullsisë së BE. Për të njëjtin vit, në Greqi janë nxjerrë rreth 35.000 leje të reja qëndrimi, që përfaqëson 0,3% të popullsisë së vendit. Numri më i madh i lëejeve të qëndrimit në 2015 është dhënë në Mbretërinë e Bashkuar (Angli) dhe kishte të bënte kryesisht me studentë. Lejet e qëndrimit për arsye studimi në gjithë Europën, përfaqësojnë 20% të të gjithë lejeve. Në Greqi këto ishin vetëm 2,3%. Nga lejet e qëndrimit që u dhanë në gjithë vendet e BE-së, 29% kishte të bënte me bashkimin familjar. Në Greqi, bashkimi familjar kishte të bënte me 51% të lejeve. Në Greqi, numri më i madh i lejeve të qëndrimit, 70 për qind, u përket shtetasve shqiptarë. Pasojnë me nivele shumë më të ulëta, që të dy me 3 pë.r qind, rusët dhe gjeorgjianët.

Ndaje me miqte