0030 210 33 18 483

Shqiptarët që trafikonin kokainë &ldquoLouis Vuitton&rdquo

TRIBUNA 30 Tetor 2016

Një shqiptar dhe dy pakistanezë janë ndërmjet 11 të arrestuarve në fundjavë, kur policia greke sekuestroi rreth 16 kg heroinë. Gjithë të arrestuarit e tjerë janë shtetas grekë, ndërkohë që grupi drejtohej nga një femër e moshës 32 vjeçe, që jetonte dhe vepronte në Selanik. Në një fermë në rrethinat e Athinës, policia gjeti dhe sekuestroi 15,8 kg kokainë, një mitroloz, një automatik Scorpion, një pushkë gjysmëautomatike, 4 pistoleta dhe një revolver, 342 fishekë, pilula narkotike, peshore elektronike, celularë, libreza bankare etj. Shumica e armëve dhe e drogës ishin fshehur nën tokë e për t’i gjetur u desh të gërmohej me ekskavator. Sipas policisë, grupi ka trafikuar gjatë tre muajve të fundit më shumë se 21 kg heroinë. Operacioni filloi para disa ditësh, kur policia arrestoi në afërsi të Selanikut një person që po transportonte me makinë më shumë se 23 kg heroinë. Policia greke ka dhënë detaje të tjera edhe për operacionin e madh të javës së kaluar, ku u kapën 29 kg heroinë dhe arrestua një çift shqiptarësh. Droga ishte sjellë nëpërmjet Italisë, me një maune, drejtuesit e të cilës - shtetas grekë, gjithashtu u arrestuan. ifti i shqiptarëve u arrestua në afërsi të Korinthit, ku po priste të merrte drogën në dorëzim, me qëllim që ta trafikonte kryesisht në Athinë. Sipas policisë droga destinohej për t’u shitur në lagjet e pasura të Athines. Dhe kjo sepse shumë prej paketave të kokainës kishin të stampuar logon e Louis Vuitton, firmës së njohur të artikujve superluks. Sipas ekspertëve të antidgorës, kjo është një metodë që përdorin kartelet e Kolumbisë për të markuar kokainën e cilësisë më të lartë që ka dhe çmim shumë të shtrenjtë. Të njëjat burime i kanë thënë medias se kokaina ishte siguruar nga një rrjet shqiptar me seli në Holandë që sjell drogë në Europë drejtëpërdrejtë nga Amerika latine.

Ndaje me miqte