0030 210 33 18 483

Shqiptari donte të nxirrte 15.000 euro jashtë Greqisë ia bllokon dogana

TRIBUNA 25 Nentor 2016

Një emigrant shqiptar ka dashur të çojë në atdhe 15.000 euro, por në doganën e Kakavijës ia kanë bllokuar dhe do t’ia mbajnë në sekuestro deri sa ai të shpjegojë burimin e atyre parave. Ato 15.000 euro me gjasë ishin kursimet e një jete në emigracion. Por sipas ligjit, emigranti duhej t’i deklaronte në doganë, gjë që ai nuk e bëri. Ato iu gjetën gjatë kontrollit dhe gjithmonë siç përcakton ligji, i mbajtën si gjobë 25% të vlerës, ose 3.700 euro. Pjesën tjetër të parave ai do të mund t’i marrë vetëm pasi të dokumentojë burimin e parave, pra mënyrën se si i ka siguruar ato. Në të kundërt, paratë do të kalopjnë në llogari të shtetit grek.

Ndaje me miqte