0030 210 33 18 483

Shtatë reformat që i paraqet qeveria greke Eurogrupit

04 Mars 2015

Listën e zgjeruar të reformave që do të vendosen në “mikroskopin” e ministrave të financave të eurozonës, ditën e hënë, kanë publikuar burimet qeveritare. Sipas kësaj liste, reformat që promovohen kanë të bëjnë me: 1. Aktivizim të këshillit fiskal, me objektiv kursimin e fondeve. 2. Reforma me objektiv përgatitjen më të mirë të buxhetit dhe amendimin e ligjit organik për buxhetin. 3. Krijimin e një trupe për kontrolle tatimore të adresuara për luftimin e evazionit fiskal. 4. Përmirësime në legjislacionin për rregullimin e detyrimeve të pashlyera ndaj shtetit. 5. Inkasime të menjëhershme të të ardhurave nëpërmjet rregullimit të kuadrit të licensimit të lojërave elektronike të fatit. 6. Reduktim të burokracisë dhe përmirësim të klimës së biznesit, përmes përmirësimit të shërbimeve publike. 7. Masa për përballimin e krizës humanitare. Letra me listën e reformave që do të diskutohen në takimin e ditës së hënë, iu dërgua nga ministri i financave Janis Varufakis, presidentit të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, sipas burimeve komunitare.

Ndaje me miqte