0030 210 33 18 483

Shtypi francez pas fitores së Kuqezinjve: &ldquoShqipëria i jep një dackë Francës&rdquo

14 Qershor 2015

Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 miqësoren ndaj Frances me një gol të realizuar nga Ergys Kace ne minutën e 43-te ne takimin që u luajt të shtunën në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në një miqësore luksi. Pas asaj paraqitjeje të shkëlqyer në Rennes muaj më parë ndaj Francës ku barazuam 1-1, Shqipëria përsërit një tjetër performancë fantastike në “Elbasan Arena” para tifozëve kuqezi duke fituar miqësoren ndaj “gjelave” me rezultatin 1-0. Një perlë e Ergys Kaçes në minutë e 43? vendosi fatin e ndeshjes, takim që në fakt u dominua dhe tregoi se ishte Shqipëria ekipi që donte dhe kërkonte më shumë këtë fitore. Edhe njëherë kjo ndeshje tregoi formën e jashtëzakonshme të djemve të De Biasit por që merita shkon pikërisht për trajnerin italo-shqiptar. Per t’u shenuar, fakti qe ky eshte suksesi i pare ne histori per Shqiperine ndaj Frances edhe pse nje takim miqesor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian i natyralizuar tashmë si shqiptar arritën një fitore historike, pasi mundën për herë të parë Francën në histori, pas 4 humbjeve dhe një barazimi të siguruar nëntorin e kaluar në Rene. Në sfidën e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ Shqipëria zbriti në fushë e motivuar, jo vetëm për faktin që përballë kishte një emër të madh, por edhe për elozhet e trajnerit Deshamp para ndeshjes, që rezultuan të vërteta. Shqipëria e nis mjaft mirë duke rrezikuar disa herë me Lenjanin, Roshindhe Cikalleshin, por portieri francez, njëkohësisht edhe kapiteni i “Gjelave” Lors ishte në lartësinë e duhur duke shmangur gola të sigurt. Në pjesën e parë i vetmi rast i miqve për t’u theksuar ishte goditja e sulmuesit të Arsenalit Giroud me kokë, por që Berisha e priti pa vështirësi. Në minutën e 43’ Shqipëria fiton të drejtën e një gjuajtje të lirë pranë zonës, e cila ekzekutohet me mjeshtëri nga Ergys Kaçe, që nuk zhgënjen duke dërguar sferën në pikën më të largët të portës duke ia bërë të pamundur devijimin portierit Loris, që nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nxjerrë topin nga rrjeta. Goli ngre në peshë stadiumin, ndërsa lojtarët futen në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë ishte akoma më e mirë për kuqezinjtë edhe pas lëvizjeve të teknikut për të provuar shumë lojtarë të rinj dhe faktit që kishte shumë mungesa në mbrojtje dhe mesfushë. Deshamp në pjesën e dytë vendos të fusë në fushë Pogbanë për ndryshuar lojën dhe barazuar, por rastin më të mirë për të shënuar e krijoi Valbuena me një gjuajtje të lirë që u grushtua nga Berisha, ndërsa Pogba vlera e të cilit shkon në disa miliona Euro nuk do të mbetet në memorie për këtë ndeshje, kjo falë edhe paraqitjes mjaft të mirë të Shqipërisë. Franca si vend organizator i kampiontit Evropian të vitit 2016 zhvillon ndeshje miqësore me ekipet e grupit ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Giovanni De Biassi. SHQIPERI - FRANCE 1-0 Golshënues: Kaçe 43? SHQIPERIA: Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji, Basha (S.Lilaj 71?), Kaçe (Balaj 80?), A.Lila (Memushaj 17?), Roshi (Sadiku 64?), Lenjani (Rama 56?), Cikalleshi (Fejzullahu 87?). (në dispozicion: Hoxha, Shehi, Taku, Shala, Arapi, Rrahmani). Trajner: Xhani De Biazi FRANCA: Loris, Zhallet (Sanja 70?), Varane, Sakho, Evra, Gonalons (Valbuena 60?), Pajet (Pogba 46?), Kondogbia, Griezman (Ntep 59?), Lakazete, Zhirud (Fekir 46?). (në dispozicion: Mandanda, Matuidi, Tremulians, Sisoko, Rufier, Kabaje). Trajner: Didier Deshamp KARTONE TE VERDHE: Kaçe 30?, Cikalleshi 45?, Cana 74? Gjyqtarë: Halis Özkahya (TUR), em Satman (TUR), Ekrem Kan (TUR). AFP: “Shqipëria i jep një dackë Francës” Shqipëria i rezervoi një surprizë të hidhur Francës duke e mundur 1-0 në Elbasan në ndeshjen e fundit miqësore të sezonit dhe një vit para Euro2016, që do të zhvillohet në tokën e saj, shënon agjencia franceze e Lajmeve, AFP, në një koment menjëherë pas ndeshjes së Elbasanit. Djemtë e Didier Deschamps i japin fund sezonit me dy humbje, të parën para gjashtë ditëve kundër Belgjikës me rezultatin 3-4. Këtë vit ata kanë humbur kundër Brazilit 1-3, Belgjikës 3-4 dhe Shqipërisë 0-1 dhe kanë fituar vetëm kundër Danimarkës 2-0. Edhe nëntorin e kaluar, me Shqipërinë kaluan një moment të vështirë pas barazimit 1-1 në Rennes. Pa imagjinatë, me probleme teknike, të ashtuquajturit ”Blutë” u morën zvarrë nga Shqipëria, vend i vogël i kontinentit, që fitoi për herë të parë me Francën pas gjuajtjes së mrekullueshme të lirë të ekzekutuar nga Ergys Kaçe, në minutën e 43-të. Si do të luajë Franca, në këto kushte, një rol lideri pas një viti? Kjo është pyetja që duhet të shqetësojë trajnerin Didier Deschamps. Asnjë lojtar nuk arriti të dalë nga kjo gjendje, edhe pas hyrjes në fushë të Pogbasë, Fekirit dhe Valbuenas në pjesëne dytë. Ata rrezikuan vetëm një herë, me një gjuajtje të lirë të Valbuenas që u prit nga Berisha. Nëse Ermir Lenjani (27? dhe 29?) dhe Valdet Rama (59?) do të kishin shënuar, atëhere humbja do të kishte qenë turpëruese. Në mungesë të Karim Benzemasë, i dëmtuar, ekipi nuk ka marrë pikë. Fatmirësisht për të, edhe rivali për këtë post, Alexandre Lacazette, ishte thjesht një numër. Franca do të luajë më 4 shtator në Lisbonë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos dhe më 7 shtator kundër Serbisë, përfundin AFP. De Biasi: Zhvilluam një ndeshje të mirë Trajneri I kombëtares shqiptare Giovanni De Biasi ka vlerësuar mjaft lojën e kuqezinjve në fitoren e sotme ndaj Francës. “Zhvilluam një ndeshje të mirë, ndaj një kundërshtari që luajti në ritme të ulëta. Besoj që lojtarët dhanë gjithçka prisja në fushë. Jam i lumtur për lojtarët e rinj dhe rikthimin e Bashës. Sonte shpresoj që Danimarka të barazojë me Serbinë, pasi do të ndihmonte Shqipërinë. Kjo ndeshje nuk vlen për kualifikueset, shpresoj që të vazhdojmë kështu në ndeshjet e mbetura për të siguruar pjesëmarrjen” deklaroi De Biasi. Pas ndeshjes ka komentuar edhe kapiteni kuqezi Lorik Cana duke folur me superlativa për lojën dhe rezultatin edhe pse ishte ndeshje miqësore. “Do ishte fantastike po të kishte dhe vlerën e tre pikëve ndeshja me Francën. Kemi dëshirë që rruga që kemi nisur të përfundojë në Francë. Duhet përqendrim dhe qetësi për të marrë maksimumin në cdo ndeshje. Një fitore ndaj Francës nuk është e rastësishme, frytet e një pune që kemi nisur disa vite më parë për këtë vend dhe këtë popull. Po bëjmë popullin që të krenohet me këtë ekip. Forca jonë është grupi dhe dëshira. Nuk do ta ndërroja Shqipërinë as me Francën, gjithmonë kam ëndërruar fanellën kuqezi. Kur luan për Shqipërinë cdo ndeshje është zyrtare. Shpresoj që të fitojë edhe Danimarka ndaj Serbisë sonte” deklaroi ai. I gëzuar për golin ka qenë edhe autori i fitores ndaj Francës, Ergys Kaçe. “Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë i lumtur jam për fitoren, pasi është dy muaj para ndeshjes me Danimarkë. Ishte një fitore e madhe, pasi është e para në histori ndaj Francës, ekipi ishte në gjendje shumë të mirë, prandaj e fituam ndeshjen”tha ai. Ndërsa portieri i kuqezinjve Etrit Berisha “Nuk kemi kualitetet që ka Franca, por grupi ishte vendimtar duke bërë diferencën në fushë. Shpresoj që të vazhdojmë me paraqitjen e mirë që po bëjmë. Ajeti me Alinjin bënë një paraqitje të mirë duke krijuar siguri para zonës”. Ndërsa Ermir Lenjani tha pas ndeshjes se, “Jam i lumtur për fitoren, nuk e prisja ndërrimin e trajnerit, pasi prisja që të luaja më shumë minuta në fushë. Megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi është fitorja”.

Ndaje me miqte