0030 210 33 18 483

Shtypi gjerman: Drejt marrëveshjes Athina dhe kreditorët

TRIBUNA 11 Shkurt 2017

Gazeta ekonomike gjermane, “Handelsblatt”, duke iu referuar burimeve të veta në Bruksel, njofton të shtunën se zyrtarët europianë dhe FMN duket se ndodhen afër gjetjes së gjuhës së përbashkët për mosmarrëveshjet e tyre lidhur me programin grek. Gazeta bën të ditur se qëndrimet e tyre të përbashkëta i janë prezantuar të premten ministrit grek të financave, Euklidis Tsakalotos. Gazeta vlerëson se lajmet janë pozitive, por nënvizon se mbetet pyetja nëse Athina do t’i pranojë kushtet e tyre. Po cilat janë këto kushte? Sipas gazetës, FMN e pranon objektivin për një tepricë buxhetore 3,5%, po për një peroudhë të kufizuar kohore, ndoshta për 2018 dhe 2019. Theksohet se FMN kërkonte që objektivi për tepricë buxhetore të reduktohej në 1,5%, me qëllim që borxhi të konsiderohej i qëndrueshëm. Pyetja tjetër që shtrohet është se cilat do të jenë masat shtrënguese për priudhën pas vitit 2020. Sipas gazetës, kjo do të sqarohet më vonë, ashtu sikurse dhe një reduktim eventual i borxhit, siç kërkon FMN, por e hedh poshtë qeveria gjermane. Roli i partnerëve europianë dhe kryesisht i Gjermanisë, është që të insistojë në respektimin e objektivave fiskalë ambiciozë, i ka thënë gazetës një pjesëmarrës i negociatave që po zhvillohen midis Athinës dhe kreditorëve. Detajet do të sqarohen me kthimin e misionit të Kuartetit (përfaqësuesit e kreditorëve) në Athinë, sipas të gjitha gjasave, javën e ardhshme.

Ndaje me miqte