0030 210 33 18 483

Shumë shqiptarë nga Greqia në Gjermani me dokumente false

Tribuna 08 Dhjetor 2017

Ndërkaq, është rritur në mënyrë të ndjeshme numri i emigrantëve të huaj që tentojnë të udhëtojnë nga Greqia në Gjermani, me dokumente të falsifikuara. Sipas një raporti sekret të policisë europiane Europol, që publikohet nga gjithë mediat kryesore gjermane, në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur 70% numri i këtyre emigrantëve. Sipas gazetës Bild, që citohet nga Deutsche Welle, raporti konstaton një rritje të konsiderueshme të numrit të refugjatëve që përpiqen të lënë Greqinë me destinacion vende të tjera të BE-së. Nga 429 raste që ishin evidentuar në tremujorin e parë të këtij viti, numri shkoi në 729 në periudhën prill-qershor, pra një rritje prej 70%, vë në dukje raporti. Destinacionet me të preferuar janë Gjermania, Zvicra, Italia, Holanda dhe Belgjika. Ndërsa dokumentet falco më të shumta u janë kapur shtetasve sirianë, afganë, iranianë, turq, shqiptarë dhe qytetarëve nga Eritreja. Shtimi i këtyre rasteve i detyroi autoritetet gjermane që të vendosin kontrolle të rrepta për gjithë qytetarët që futen në vend nga Greqia. Kjo masë shkaktoi pakënaqësi të madhe në Athinën zyrtare që ndërkaq, i pranoi shpjegimet e palës gjermane. Ndërsa shefi i opozitës greke Kysriakos Mitsotakis tha para disa ditësh se i erdhi turp, kur për 20 minuta iu nënshtrua kontrollit në aeroportin e Frankfurtit.

Ndaje me miqte