0030 210 33 18 483

Sigurimet Shoqërore falen detyrimet për 5.400 ishushatarakë në pension

27 Tetor 2016

Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini, në një intervistë për ATSH-në, shpjegoi të enjten vendimin e qeverisë për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve dhe procedurat e pagesës së debisë për mbi 5.400 ish-ushtarakë në pension, të cilëve u është ndalur në mënyrë të padrejtë një pjesë e pensionit. Këto detyrime shpjegon Emini, lindën si pasojë e llogaritjes së pensioneve bazuar në një ligj të mëparshëm, i ndryshuar më pas me një akt normativ. Meqenëse ligji dhe akti normativ kanë një diferencë në kohë, nga rillogaritja e pensioneve edhe për shkaqe administrative shumë ushtarake që kishin paga të ulëta ose funksione të ulëta, pjesa më e madhe nënoficer, por edhe punonjës policie me vjetërsi në shërbim minimale, etj, rezultuan debitor, pasi me ligjin e mëparshëm kishin marrë më shumë leke dhe akti normativ i ktheu me shumë pensioni më të ultë dhe për pasojë duhet të kthenin edhe një sasi parash. “Pas diskutimeve u pa e arsyeshme që nuk është mirë që një njeriu që ka një pension që vërtitet rreth minimumit jetik t'i ndalen edhe disa detyrime, kryesisht për shkaqe të vonesave administrative ose miratimit të dispozitave në kohë të ndryshme”, shprehet Emini. Në këto kushte, vijoi ai, u miratua një ligj që falen detyrimet që vijnë për shkak të rillogaritjes. Por, shprehet Emini, nuk falen detyrimet që janë pasojë e veprimeve të tjera si rasti kur një ushtarak edhe ka punuar edhe ka marrë pension, ose ka punuar dhe nuk është deklaruar që ti kthehet pensioni minimal, por ka marrë një pension që është më i lartë, ose është rikthyer prapë në shërbim, qoftë në polici, ushtri, gardë apo organe të tjera. Këto raste janë raste që kanë dalë debitor dhe që detyrimi i tyre nuk falet. Mbi bazën e kërkesave të ligjit dhe detyrimeve që përcakton ligji, Këshilli i Ministrave shqyrtoi dhe miratoi një vendim të posaçëm për mënyrën se si do të kthehen paratë e ndalura për ushtarakët dhe se si do pjesa tjetër e detyrimeve që nuk është paguar. Pikërisht përmes vendimit të tetorit është përcaktuar detyrimi që Instituti i Sigurimeve Shoqërore si institucion që administron pensionet të fillojë procedurën e kthimit të detyrimeve. ISSH thotë Emini, ka marrë të gjitha masat dhe po punon intensivisht që të fillojë kthimin duke filluar që nga data 1 nëntor. Eshtë përcaktuar që ato shuma detyrimesh të ndaluara që janë deri në 15 mijë lek, ose në masën e një pensioni minimal të kthehen menjëherë, kurse shumat e tjera do të kthehen me këste duke filluar që nga muaji nëntor e deri në muajin maj të vitit të ardhshëm”, deklaroi Emini. Sipas tij, ish ushtarakëve, këto para do tu kthehen në faturën ku ata marrin pensionin. Aty, shpjegon Emini, tregohet shuma kreditore për shkak të kthimit të detyrimeve dhe aty pensionisti do të shikojë se sa lek ka marrë. “Asnjë ushtarak nuk ka pse të shkojnë zyrat e sigurimeve shoqërore apo në agjencitë e pritjes së ISSH-së. Ai do të presë ti kthehen paratë që ka paguar deri në fund përmes faturës së pensionit me këste”, nënvizon Emini. Janë mbi 5400 ushtarak që do tu kthehen detyrimet dhe ata nuk do të ndërmarrin asnjë lloj veprimi. “Të gjithëve do tu kthehen paratë një për nje në faturë”, siguron Emini. Sipas nëndrejtorit të ISSH-së, edhe pasi drejtoritë rajonale të vendosin paratë me këste për t'i kthyer, ISSH do të organizojë verifikimin, nëse i kanë bërë veprimet mirë, saktë dhe se a do ti kthehen paratë saktë. Për këtë janë miratuar formate dokumentesh. Asnjë ushtarak nuk ka mundësi të marrë shumën e detyrimeve në mënyrë të menjëhershme, por vetëm me këste. Vetëm në rastet kur përfundon procesi dhe ish ushtaraku mendon se nuk ka marrë shumën e parave të mbajtura atëherë me një kërkese ai duhet ti drejtohet drejtorive rajonale për të bërë rishikim të dosjes së tij. Në një pikë të vendimit të kthimit të parave për ushtarakët përcaktohet se disa ushtarak duhet të bëjnë kërkesë në organet i Sigurimeve Shoqërore dhe në Qendrën e Rekrutimit të Ushtrisë për të marrë formularët e pagave. Ajo kërkesë e vendimit të Këshillit të Ministrave, shpjegon Emini, nuk bën fjalë për këtë kategori ushtarakësh që ju janë bërë llogaritjet dhe ju janë mbajtur lekët. “Ajo bën fjalë për ata ushtarakë që nuk iu janë bërë llogaritjet , sepse nuk kanë sjellë këto lloj formularësh. ISSH ka marrë masat dhe ata ish ushtarakë që kanë mbetur pa sjellë këto formularë, që janë pak persona, rreth 250 persona po njoftohen të kryejnë procedurat”, shprehet Emini.

Ndaje me miqte