0030 210 33 18 483

Situata e motit në gjithë Greqinë

TRIBUNA 10 Janar 2017

Vala e motit të keq në gjithë Greqi vazhdon edhe të martën, me reshje dëbore, ngrica dhe shtrëngata në zonat bregdetare. Reshje dëbore, vende-vende të fuqishme, po shënohen të martën në Maqedoninë Qendore (kryesisht në Halkidiki), në Maqedoninë Lindore, Thrakën, Thesalinë Lindore, Sporadet, rajonet qendrore dhe lindore të Greqisë kontinentale, në Evia, ishujt e Egjeut verior dhe lindor, ndërsa me intervale, edhe në Peloponez, në Ciklade dhe në Kretë. Shtrëngata sporadike do të shënoehn gjatë të martës në Peloponezin jugor, në ishullin Kretës, Dodekanezet, dhe gradualisht në Ciklade e ishujt e detit Egje. Në pjesën më të madhe të vendit do të ketë ngrica, të cilat në zonat qendrore dhe veriore do të jenë më të ndjeshme.

Ndaje me miqte