0030 210 33 18 483

Skënderbeu jeton dhe sot...

Skënder JASHARI 18 Janar 2017

Më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në ameshim, por për të mos vdekur kurrë, në Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë njerëzimit liridashës! Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh Shqiptarë. Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi. Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij - Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në Lidhjen e Lezhës, guri i parë drejt krijimit të Shtetit të Pavarur. Ushtarët osmanë eshtrat e tij i bënë “hajmali” (për t’iu sjellë fat në luftë), sipas tyre, derisa luftonte ai (Gjergj Kastrioti), kishte aftësinë e Bilokacionit (në dy vende në të njejtën kohë) - asgjë nga Shpata e tij nuk i shpëtonte! Bota perëndimore e personifikoi që në kohën sa ishte gjallë, si penguesin kryesor që Perandoria Osmane të mos arrijë të hyjë në Europë, si dhe si modelin e të Krishterit shembull për t’i rezistuar pushtimit Osman-islam! Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i lindur më 6 maj 1405, që u mor peng nga pushtuesi osman, që në moshë 6, 9, 11, 19 vjeçare etj., (sipas burimeve të ndryshme historike, ndryshojnë dhe datat), duke mbaruar shkollimin ushtarak, përmes së cilës arriti deri në hierarki të larta ushtarake Osmane, duke u dalluar gjithëherë nëpër fushëbeteja! Gjergj Kastrioti, shërbeu në Perandorinë Osmane nga 1423 deri më 3 nëntor 1443, ku nga beteja e Nishit, u kthye me 300 kalorës Shqiptarë, për t’i shërbyer Atdheut tone e për ta bërë Shqipërinë të Bashkuar! Skënderbeu, gëzoi titullin e Zotit të Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Epirit etj., e deri edhe si Atlet i Krishtit dhe jo vetëm kaq! Në vitin 1463, u kurorëzua si Komandanti Suprem i Kryqëzatës Anti-osmane, të cilën e emëroi Papa Piu II, por që kjo aleancë nuk qe jetëgjatë! Lugina e Preshevës, me krenari kujton që Mbreti ynë, Burrështetasi ynë, Komandanti ynë, Profeti dhe Shenjti ynë, kaloi nëpër këtë pjesë të Truallit Arbëror! Me kthimin e tij, duke marrë kështjellat e Krujës, pastaj edhe të Sopotnicës - “Svetigradit” dhe Modricës, e në vazhdimësi duke mbrojtur suksesshëm të gjitha trojet Shqiptare, madje edhe më gjerë, duke i ardhur në ndihmë, si aleat edhe princit Huniad, Venedikut, Papatit, Napolit etj, në luftë si kundër Perandorisë Osmane ashtu dhe kundër armiqve të aleatëve! Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Lezhë, bashkoi fiset Shqiptare, të njohur si Besëlidhja e Lezhës- që edhe në ditët e sotme mbetet inspirim për ne Shqiptarët dhe Bashkimin e Shqipërisë! Për 25 vjet, nga 1443-1468, luftoi duke komanduar ushtrinë e Lavdishme Shqiptare që nuk kishte kurrë mbi 10.000 ushtarë të rregullt, e veçmas Gardën e tij deri në 5000 mijë ushtarë (që për kohën e tërë bota i admironte për përgatitjen dhe profesionalizmin e tyre), duke fituar kundër ushtrive osmane që varionin në numër nga 100.000 deri në 250.000 ushtarë, pos saj edhe të furnizuar me armë dhe pajisje të kohës. Duke filluar nga beteja e parë e Torviollit më 29 qershor 1444 (ku disa mijra ushtarë osmanë u vranë), të pasuar nga Betejat tjera të lavdishme si: Beteja e Parë e Mokrës, Beteja e Otonetës, Beteja e Parë e Oranikut, Beteja e “Svetigradit”, Rrethimi i Parë i Krujës, Beteja e Modricës, Beteja e Parë e Meçadit, Beteja e Pollogut, Rrethimi i Beratit, Beteja e Dytë e Oranikut, Beteja e Albulenës, Beteja e Dytë e Mokrës, Ekspedita nëpër Maqedoni e më gjerë, Beteja e Ohrit, Beteja e Parë e Vaikalit, Beteja e Dytë e Meçadit, Beteja e Dytë e Vaikalit, Beteja e Kasharit, Rrethimi i Dytë i Krujës, Rrethimi i Tretë i Krujës, por edhe misionet ushtarake në Napoli, Lufta kundër Venedikut, por edhe nëpër vende të tjera të Ballkanit ( në ndihmë të Huniadit, kundër sllavëve-Serbisë etj). Pra Shqiptarët në kohën e Lavdishme, të Gjergj Kastriotit, arritën të luftonin: 1. Kundër superfuqisë së kohës, Perandorisë Osmane, që çdokënd tjetër e kishte mposhtur, por jo Shqipërinë; 2. Kundër Venedikut, po ashtu një fuqi e madhe e kohës, madje paralelisht i fitoi betejat si kundër Venedikasve dhe Osmanve; 3. Luftimet në Napoli, kundër armiqëve të aleatit të tij; 4. Luftoi kundër sllavëve (Serbisë, që nuk ekzistonte si nacionalitet i ndarë!). Vlen të theksohet që sulltani i cili mposhti tërë Europën, duke pushtuar Konstantinopojën në maj 1453, u gjunjëzua në pushtimin e Trojeve Shqiptare, njëjtë po ashtu edhe sulltani Mehmeti II përgatitej për të kaluar Otranton e për të zbarkuar në Itali, për ta bërë Vatikanin seli të Islamit dhe të tij (si i pari i Fesë Islame), dështoi edhe në Rrethimin e Dytë të Krujës - e që Europa shpëtoi nga Lufta Heroike e Kombit Shqiptarë! Asnjë Shqiptar kurrë nuk e harroi këtë Simbol që Identifikon Kombin, Atdheun tonë - gjithëmonë do të na prijë Gjergj Kastrioti, si në Paqe e si në Luftë! Pas kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit, Luftetarët Shqiptarë, mbetën jetimë, pa krahun e atij që fitonte çdo betejë. Por vazhduan rrugën e tij! Masivisht ikën për në Italinë Jugore, Venedik etj, prej nga edhe sot kemi vellezërit tanë Arbreshë! Në vitin 1474, sulltan Mehmeti II, rrethoi Krujën, Shkodrën, por dështoi, sepse Luftetarët Shqiptarë, ishin shembullorët më të mirë të figurës së Gjergj Kastriotit. Pas dy vitesh, 1476 sërish i kthehet Perandoria Osmane Trojeve tona. Edhe Venediku ndihmoi Shqiptarët, sa që u krijua më 1477 një ushtri e përbashkët Shqiptaro-venedikase, që e sulmuan ushtrinë Osmane, duke i shkaktuar dëme të mëdha, mirëpo të dhënë pas plaçkës së luftës (siç duket gabimi taktik i komandimit), bëri që të riorganizohen trupat osmane dhe të korrnin fitore nga humbja e tyre! Ndërsa në pranverën e vitit 1478, trupa të freskëta osmane vërshuan mbi tokat Shqiptare, ku më 14 maj rrethuan Shkodrën, e që u përforcuan në vazhdimesi me trupa të reja të ardhura nga Stambolli( erdhi edhe sulltan Mehmeti II) por edhe bejlerë të tjerë të Rumelisë (Ballkanit)! Më 16 qershor 1478, pra pas dy vite rrethimi, Luftetarët Shqiptarë të Kështjellës së Krujës, mbetën pa ushqime, gjë që u detyruan të dorëzoheshin, me kusht të largoheshin të lirë nga vendi! Osmanët nuk e mbajtën fjalën: pos venecianeve, të gjithë Shqiptarët u vranë, ndërsa fëmijët dhe gratë e tyre u bënë skllevër. Vazhdoi rrethimi i Shkodrës, e cila goditej me 10 topa të rëndë, që për një muaj vazhdimisht kanë qëlluar mbi muret e Kështjellës, duke mos theksu edhe tërë armatimin e rëndë të topave, katapultave, bombardave etj., etj., që përdorën ushtritë osmane. Luftetarët Shqiptarë jo vetëm të Shkodrës por edhe të rrethinave, luftonin trup me trup- duke shembëllyer figurën e Gjergj Kastriotit. Perandoria Osmane, për ta mposhtur Rozafën, përdori taktikën e ndërprerjes së çdo furnizimi me ushqim dhe ujë të saj, arriti të pushtojë pa rezistencën Kështjellën e Zhabjakut, zotërues i së cilës ishte Gjon Gjurashi (Cërnojeviqi). Më 25 janar 1479, me marrëveshjen Venedik - Stamboll, Shkodra kalonte në duart e këtyre të fundit, kurse më 25 prill ushtritë osmane hynë në Shkodër. Në çdo luftë, Shembëlltyra e Gjergj Kastriotit na priu në Paqe dhe Jetë, por edhe në Luftë. Nën robërinë 550 vjeçare të Perandorisë Osmane, pas së cilës Shqiptarët formuam Shtetin Amë, në 550 vjetorin e Amshimit të Gjergj Kastriotit, uroj që të çlirohemi shpirtërisht nga robëria Osmane, të sjelle nga feja e këtij pushtuesi - siç edhe Gjergj Kastrioti dëshmoi se, mbi çdo gjë, pozitë, pagesë, fe, kishte Atdheun! E bekuar qoftë Shqipëria me gjitha trojet tona. *) Autori është i burgosur politik nga EULEX, i akuzuar për sulmet kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin - komuna e Bujanocit.

Ndaje me miqte