0030 210 33 18 483

Socialdemokratët refuzojnë koalicionin me kancelaren Merkel

ATSH- DPA 20 Nentor 2017

BERLIN, 20 nëntor /ATSH- DPA/ - Socialdemokratët (SPD) kanë refuzuar sërish sot formimin e një koalicioni të ri qeveritar nën drejtimin e kancelares, Angela Merkel duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, sipas një njoftimi të zyrtarëve të partisë. Vendimi unanim i ekzekutivit të SPD-së për të përjashtuar hyrjen në koalicion me kancelaren, Merkel erdhi pas dështimit të bisedimeve sot në mëngjes për formimin e një koalicioni qeveritar tripartiak, duke përfshirë konservatorët e kancelares, FDP-në dhe të Gjelbërit. Lideri i SPD-së, Martin Schulz ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, që pas zgjedhjeve kombëtare të 24 shtatorit, se partia e tij e qendrës së majtë kishte planifikuar të qendronte në opozitë në mënyrë që të riorganizohej, pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve që prej vitit 1949. Merkel e gatshme të kandidojë në rast zgjedhjesh të parakohshme Kancelarja Merkel njoftoi në televizionin publik se ajo është gati për një kandidaturë të re në rast të zgjedhjeve të parakohshme legjislative në vend, pavarësisht dështimit të saj dje për të krijuar një qeveri. Kryetarja konservatore theksoi se është shumë skeptike për sa i përket krijimit të një qeverie minorance, një tjetër mundësi për atë që të qëndrojë në pushtet. “Zgjedhjet e parakohshme do të ishin rruga e preferuar”, tha ajo për kanalin televiziv ARD. Negociatat e ndërmarra nga kancelarja gjermane, Angela Merkel në përpjekje për të formuar një qeveri të re në Gjermani pas zgjedhjeve legjislative, dështuan dje në mbrëmje, pas tërheqjes së Partisë Liberale, pas më shumë se një muaj përpjekjesh.

Ndaje me miqte