Sondazhi: Demokracia e Re avantazh 7% mosbesim për të dy liderët
Tribuna
18 Shtator 2016
Me avantazh prej 8 njësish në favor të Demokracisë së Re ka rezultuar sondazhi i kryer nga kompania Palmos Analysis për llogari të portalit tvxs.gr.
Demokracia e Re ka marrë 21%, kundrejt 13% të SYRIZA-s.
Pasojnë partia Komuniste me 4,9%, Agimi i Artë 4,6%, PASOK 3,1%, “Lundrim Lirie” (partia e ish kryetares së parlamentit Zoi Konstantopulu) me 2,1%, To Potami 1,6%, Unioni i Qendrës 1,4%, Uniteti Popullor 1% dhe grekët e Pavarur 1%.
Në pyetjet që kanë të bëjnë me dy partitë kryesore, SYRIZA dhe Demokracia e Re, të anketuarit në masë të madhe deklarojnë mosbesimin ndaj të dyjave bashkë. 43% e të anketuarve deklarojnë se nuk i besojnë as Tsiprasit dhe as Mitsotakisit,
Mosbesim ka dhe ndaj dy krerëve të këtyre partive. 60% e tyre kanë vlerësuar negativisht premtimet e bëra nga kryeministri Tsipras në panairin e Selanikut. Thuajse njëlloj (50%) janë vlerësuar negativisht edhe premtimet e Kyriakos Mitsotakisit.
Eshtë interesante se ky sondazh u zhvillua për portalin tvxs.gr, që i përket eurodeputetit të SYRIZA-s, Stelios Kuloglu.
Ndaje me miqte