Sondazhi: Demokracia e Re kryeson me 165% diferencë
Tribuna
13 Mars 2017
Avantazh me 16,5% për Demokracinë e Re kundrejt SYRIZA-s tregon sondazhi më i fundit që u publikua në gazetën Eleftheros Typos.
Më[ konkretisht, Demokracia e Re merr 31% dhe SYRIZA 14,5%.
Si parti e tretë rezulton sërish Agimi i Artë me 6,7% dhe pasojnë: partia Komuniste 5,6% dhe Koalicioni Demokratik (PASOK), me 5,5%.
Sa u përket partive të tjera që aktualisht janë në parlament, Unioni i qendrës merr 2,5%, Grekët e Pavarur 2% dhe To Potami 1%.
Dy partitë e reja që u krijuan pas largimit nga SYRIZA të disa prej figurave udhëheqëse, marrin: Lundrimi i Lirisë (Zoi Konstantopulu) 2,6% dhe Unioni Popullor (Lafazanis) 2%.
2% ka edhe lëvizja ANTARSYA.
Në të njëjtin sondazh shumica dërrmuese e të anketuarve (86,7%), mendojnë që sa më shumë vonohet finalizimi i negociatave me kreditorët, aq më tepër përkeqësohen gjërat për Greqinë.
Gjithashtu, 75,1% e tyre mendojnë se qeveria nuk do të marrë masa ekuivalente që do të lehtësojnë barrën ekonomike për qytetarët që do të shtohet nga masat e imponuara prej kreditorëve.
Ndaje me miqte