Sondazhi Demokracia e Re në avantazh me 175% më shumë nga SYRIZA
Tribuna
11 Prill 2017
Sondazhi më i fundit në Greqi rezulton me një avantazh të lartë të partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, kundrejt SYRIZA-s në pushtet. Sondazhi u zhvillua nga Universiteti i Maqedonisë dhe u prezantua në televizionin Skai.
Më konkretisht, Demokracia e Re merr 33%, kundrejt 15,5% të SYRIZA-s. Agimi i Artë është rikthyer në vendin e tretë me 7,5%.
Pasojnë, partia komuniste me 7%, Koalicioni Demokratik (PASOK) 6,5%.
Me nga 2% (duke mos kaluar pragun e futjes në parlament): To Potami, Grekët e Pavarur, Unioni i Qendrës dhe Lundrimi i Lirisë i ish kryetares së parlamentit, Zoi Konstantopulu.
6,5% e të anketuarve kanë deklaruar se do të votojnë për parti të tjera, ndërsa 15% janë shprehur “nuk e di / nuk përgjigjem”.
86% e qytetarëve të anketuar besojnë se zhvillimet në Greqi po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe vetëm 8% se po shkojnë në drejtimin e duhur.
Vetëm 18% mendojnë se kryeministri po negocion fuqishëm me kreditorët, ndërsa 73% vlerëson se Aleksis Tsipras po i vonon negociatat ngase ka frikë koston politike dhe se don të qëndrojë në pushtet.
19% e qytetarëve thotë se qeveria SYRIZA-ANEL duhet ta çojë deri në fund mandatin e vet; 30% dëshiron zgjedhje të parakohshme; 38% kërkon krijimin e një qeverie me bazë të gjerë (ekumenike).
Ndaje me miqte