Sondazhi Demokracia e Re ruan avantazhin ndaj SYRIZAs
Tribuna
26 Shtator 2017
Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, vazhdon të ruajë avantazhin ndaj SYRIZA-s, në sondazhin e fundit, publikuar të hënën në mbremje. Në sondazhin e zhvilluar nga Universiteti i Maqedonisë për llogari të televizionit Skai, ND ka marrë 13% më shumë preferencë nga publiku, por analistët vënë në dukje se kjo kuotë është 5% më e ulët nga sondazhi i parafundit, i muajit qershor 2017.
Një tjetër risi e sondazhit që u publikua të hënën është se për herë të parë humbet vendin e tretë Agimi i Artë, që gjithsesi e ruan konstante kuotën prej 7%. Në vend të tretë tashmë është Koalicioni Demokratik -DISY (PASOK dhe parti të tjera të qendrës së majtë), me 7,5%.
Më konkretisht shifrat e sondazhit:
Demokracia e Re 30,5%; SYRIZA 17,5%; Koalicioni Demokratik DISY 7,5%; Agimi i Artë 7%; partia Komuniste 6,5%.
Nën pragun e 3 përqindshit (me këtë rezultat nuk futen në parlament), vijojnë:
Unioni i Qendrës 2%: Grekët e Pavarur 2%; To Potami 1%.
Për parti tjetër thonë se do të votojnë 8,5% e të anketuarve, ndërsa mjaft i madh (16,5%), është numri i atyre që nuk i janë përgjigjur pyetjes.
Qytetarët u druhen masave të reja shtrënguese
Shumica dërrmuese e opinionit publik (85,5%) vlerëson se qeveria do të marrë edhe masa të tjera shtrënguese dhe se vendi po shkon në drejtimin e gabuar (80%).
Perimizëm për ekonominë familjare
39% e të anketuarve besojnë se brenda vitit të ardhshëm gjendja e tyre ekonomika as do të përmirësohet, as do të përkeqësohet. 28% beson se me siguri do të përkeqësohet dhe 22,5% se “ndoshta do të përkeqësohet”. Vetëm 1% beson se gjendja e tyre ekonomike do të jetë më e mirë.
Gjithsesi, tek qytetarët ka përgjithësisht një rritje të optimizmit në raport me sondazhe të mëparshme të kryera nga Universiteti i Maqedonisë.
Ndaje me miqte