Sondazhi: ND 165 % avantazh ndaj SYRIZAs
TRIBUNA
14 Shkurt 2017
Avantazhi i Demokracisë së re ndaj SYRIZA-s është rritur në 16,5%, sipas sondazhit më të fundit të prezantuar në Tv Skai.
Në sondazhin e kryer nga Universiteti i Maqedonisë, Demokracia e Re merr 33% të votave, dyfishin e votave që merr SYRIZA (16,5).
Në krahasim me sondazhin e kaluar, kuotat e ND janë rritur 2,5%, ndërsa të SYRIZA-s kanë mbetur konstante.
Konstante mbetet edhe partia Agimi i Artë më vendin e tretë me 7,5%. Partia Komuniste ka një përmirësim të vogël dhe renditet e katërta me 7%, ndërsa Kolaicioni Demokratik (PASOK), merr 6,5%.
Asnjë nga partitë e tjera të testuara nga e kap 3 përqindshin që është caku i hyrjes në parlament.
Unioni i Qendrës i Vasilis Leventis ka 2%, ndërsa Grekët e Pavarur të Kammenos dhe To Potami i Stavro Theodorakisit, 1,5%.
Sondazhi ka evidentuar pakënaqësinë në rritje të qytetarëve, teksa 8 ndër 10 të anketuarit e vlerësojnë negativisht dyvjeçarin e parë të SYRIZA-s në pushtet. Gjithashtu, 9 ndër 10 të anketuarit, gjykojnë se gjërat për vendin po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Ndaje me miqte