0030 210 33 18 483

Studimi: Mediat gjermane të njëanshme ndaj Greqisë

25 Mars 2016

Imformimi i ofruar nga mediat gjermane për krizën ekonomike greke, shpeshherë nuk ishte objektiv dhe ka qenë sipërfaqësor, ndërsa pjesëtarët e qeverisë greke u paraqitën kryesisht në mënyrë negative, sipas një studimi të institutit gjerman Hans Bockler. Sipas gazetës berlineze “Tagespiegel”, studiues të universitetit të Virtzburgut shqyrtuan 1.142 publike të gazetave të ndryshme gjermane (Die Welt, Bild, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Suddeutsche Zeitung dhe Tageszeitung, si dhe të versionit elektronik të revistës Der Spiegel), më gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 dhe konkluduan se tema e reformave në Greqi nuk është analizuar në mënyrë të kënaqshme. Sipas studiuesve, gazetarët janë marrë përgjithësisht me programin e ndihmës si dhe çështjen e kërkesës greke për reparacione lidhur me shkatërrimet që i shkaktuan Greqisë nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mjaft prej trajtimeve janë të paqarta, ndërsa përkundrazi kishte shumë referime ndaj “Grexit” (daljes së Greqisë nga eurozona), si një pasojë e mundshme. Vetëm pak artikuj përmbanin analiza të thelluara, sipas studiesve. Sipas studimit, artikujt, në masën 26% bazoheshin në opinionet dhe vlerësimet e vetë gazetarëve dhe në 45% të rasteve gazetarët kishin opinione negative kundrejt qeverisë greke. Vetëm 16% ishte shprehur pozitivisht, dhe 39% ishin neutralë. Në gazetën Bild nuk u gjet as edhe një artikull që të kishte qasje pozitive ndaj qeverisë greke. Në gazetën Die Welt, artikujt negativë zinin 60%; në Suddeutsche Zeitung 49%, në Spiegel Online 35% dhe te gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung 33%. Gazeta e majtë Tageszeitung ishte e vetmja ku artikujt me përmbajtje pozitive ishin të njëjtën përqindje, 23,9%. Në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung dominonin artikujt neoutralë. Kritere cilësore gazetareske, si qasja e ekuilibruar dhe neutraliteti, nuk janë marrë dhe shumë në konsideratë, konkludon studimi i realizuar për llogari të institutit gjerman Hans Bockler. Tribuna

Ndaje me miqte