0030 210 33 18 483

Sulm në ambasadën amerikane në Podgoricë

Zëri i Amerikës 22 Shkurt 2018

Qeveria e Malit të Zi tha se një person i panjohur hodhi një mjet shpërthyes mbi ndërtesën e ambasadës amerikane në Podgoricë, ndërsa më pas hodhi veten në erë, rreth gjysmë ore pas mesnatës se te enjtes. Në një postim në rrjetin twitter, qeveria tha se "një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”. Qeveria malazeze tha se "me gjasë, mjeti shpërthyes ishte granatë dore. Hetimet anë duke u zhvilluar" por nuk ka dhënë më shumë hollësi. Nuk ka pasur dëme në njerëz e as dëme materiale në ambasadën amerikane e cila paralajmëroi shtetasit amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ambasadën deri në një njoftim të radhës. Të gjitha shërbimet konsullore për ditën e enjte, janë anuluar. Mali i Zi, një nga vend i vogël me dalje në det, u bë anëtari i 29-të i NATO-s në muajin maj të vitit 2017.

Ndaje me miqte