0030 210 33 18 483

Sulmohen me kallash policët te zyrat e PASOKut

10 Janar 2017

Një person i panjohur ka hapur zjarr kundër një patrulle të policisë para zyrave të PASOK-ut, në rrugën Harilau Trikupi 60, në qendër të Athinës. Ngjarja ka ndodhur në orën 06,20 të mëngjesit të së martës. Agresori qëlloi disa herë nga një distancë e shkurtër me armë zjarri, që sipas vlerësimeve të para ishte automatik kallashnikov. Në shënjestër të tij ishte autobusi i policisë ku qëndronte patrulla, sapo kishte marrë turnin. Një polic u plagos në kofshë dhe në bark e u dërgua në spitalin ushtarak 401, ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën. Dy plumba goditën xhamin e autobusit dhe një tjetër murin e godinës së PASOK-ut. I panjohuri doli nga rruga Arahovas dhe pasi qëlloi, u largua për në drejtim të Eksarkias.

Ndaje me miqte