0030 210 33 18 483

Supersfida e Euro 2016: GjermaniItali

02 Korrik 2016

Gjermania dhe Italia do të përballen të shtunën në mbrëmje në stadiumin Nouveau Stade të Bordosë, për një vend në gjysmëfinalet e Euro 2016. Ekipi i Antonio Conte-s, pasi arriti të thyente një tabu që zgjati 22 vjet me spanjollët, tani do të synojnë rikonfirmimin e kujtimeve pozitive nga përballjet me gjermanët. Duke filluar nga Botërori i Meksikës në 1970, kur në një ndeshje historike, Italia fitoi 4-3 ndaj Gjermanisë Perëndimore, në finalet e Botërorit 1982 në Madrid, gjysmëfinalja e Botërorit 2016 në Dortmud, si dhe gjysmëfinalja e Euro 2012. Në gjithë këto sfida italianët fituan. Pavarësisht se tradita është në anën e italianëve, zyrat e mëdha të basteve pretendojnë se favorite për ndeshjen e sotme është Gjermania e Joachim Low, që kaloi në çerekfinale pas një “pikniku” kundër Sllovakisë (3-0). Në katër ndeshjet e zhvilluara këtë kompeticion, Italia ka shënuar 5 gola, duke dëshmuar se nuk din vetëm të mbrohet siç thuhet zakonisht për “Azzuri”-t. Në 35 perballjet me gjermanët, italianët vetëm në pesë prej tyre nuk kanë mundur të shënojnë gol. Në 86% të rasteve kanë shënuar të paktën një herë. Në 20 ndeshjet e fundit mdis tyre, Italia ka shënuar 11 fitore, 5 ndeshje i ka fituar Gjermania, ndërsa 4 përfunduan në barazim. Formacionet e mundshme Gjermania: Neuer; Kimmich, Boateng, Hummels, Höwedes; Kroos, Khedira; Müller, Özil, Draxler; Gomez. Trajner: Joakim Low Italia: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Florenzi, Sturaro, Parolo, Giaccherini, De Sciglio; Pellè, Eder Trajner: Antonio Conte Gjyqtar: Viktor Kassai (Hungari). Tribuna

Ndaje me miqte