Tahiri flet për herë të parë pas kërkesës për arrestim
Ora NEWS
19 Tetor 2017
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë për arrestim, raporton televizioni Ora News.
Tahiri është parë të ketë shkuar në banesën e tij, ku ka qendruar për rreth 90 minuta, më pas është larguar nga shtëpia.
I pyetur nga gazetarja e Ora News Keti Banushi, Tahiri tha se: "Nuk keni parë gjë akoma".
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri.
Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj. Me marrjen e kërkesës, Këshilli i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë duhet të mblidhet brenda ditës për të miratuar kërkesën e prokurorisë. Ndërsa raporti duhet t'i paraqitet kuvendit të paktën brenda katër javësh.
Ndaje me miqte