0030 210 33 18 483

Takimi i Eurogrupit: Greqia merr këstin 85 miliardë euro

Tribuna 16 Qershor 2017

Ministrat e financave të eurozonës kanë miratuar çlirimin e këstit të kredisë për Greqinë, çka eviton shqetësimet për një krizë të re në raportet e Athinës me kreditorët. Madje Greqia ka përfituar rreth 1 miliardë euro më tepër nga ç’parashikonte marrëveshja, dhe kjo ka shkaktuar një ndjenjë kënaqësie në Athinë. “Sot Greqia po ndryshon faqe. Kemi një marrëveshje që u përgjigjet sakrificave të popullit grek”, komentoi kryeministri Tsipras. Arritja e marrëveshjes për gjithë elementët u njoftua një përfundim të takimit nga presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem. Ministrat vendosën disbursimin e një kësti prej 8,5 miliardë eurosh, nga kredia me vlerë të përgjithshme 86 miliardë që i është akorduar Greqisë që prej dy vjetësh. Pjesë më e madhe e këtij kësti do të përdoret për shlyerje të kredive më të hershme, ndërsa rreth një miliardë për detyrime të shtetit ndaj sektorit privat vendas. Por më e rëndësishmja, lidhet me borxhin grek, që përbënte dhe pritshmërinë kryesore të Athinës. Dijsselbloem deklaroi gatishmërinë e Eurogupit që, nëse është e nevojshme, të zgjasë maturimin e bondeve greke për një afat nga 0 deri në 15 vjet. Gjithashtu, lehtësirat për borxhin do të ndërlidhen edhe me performancën e ekonomisë greke. Por Dijsselbloem theksoi se është e nevojshme që financat publike të Greqisë të mbeten në një kurs të qëndrueshëm. Ministrat e financave të eurozonës kanë përshëndetur miratimin e masave të reja nga parlamenti grek, muajin e kaluar, ndërsa janë angazhuar që të vazhdojnë mbështetjen ndaj Greqisë edhe pas përfundimit të programit të shpëtimit, vitin e ardhshëm. “Eurogrupi ka rënë dakord se disbursimet e ardhshme do të duhet të përfshijnë jo vetëm shlyerjen e detyrimeve, por edhe forcimin e besimit të investitorëve dhe mbështetjen e Greqisë për të patur akses në tregjet financiare”, thuhet në deklaratën e miratuar mbrëmjen e të enjtes.

Ndaje me miqte