0030 210 33 18 483

Të gjithë të çmendur për Arlind Ajetin

28 Qershor 2016

Dy skuadra të tjera kanë hyrë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti. Torino në Serinë A dhe Verder Bremen në kampionatin gjerman interesohen për 22-vjeçarin. Eliminimi nga faza e grupeve i la të zhgënjyer futbollistët e kombëtares kuqezi. Gjithsesi, disa prej tyre ndoshta e kanë fituar Europianin në aspektin personal. Mbi të gjithë, Arlind Ajeti. Mbrojtësi bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjet kundër Francës dhe Rumanisë, madje arriti të shpallet edhe “Lojtari më I Mirë” i njërës prej tyre. Por jo vetëm kaq. Megjithëse 22 vjeç, Ajeti përballoi me sukses edhe presionin se duhet të zëvendeësonte kapitenin Lorik Cana, madje në sfidën kundër Rumanisë, ai i mori edhe vendin e titullarit. Të gjitha këto e kanë vendosur qendërmbrojtësin shqiptar në qendër të merkatos europiane. Pa kontratë pas zbritjes së Frosinones në Serinë B, kampionati Italian me shumë mundësi mbetet pista e preferuar e futbollistit. Dhe pas Peskarës, Bolonjës dhe Lacios, në garë për të marrë shërbimet e tij është futur edhe Torino. Ajeti ende nuk e ka vendosur ku do të luajë, por gjatë muajit të ardhshëm kam luksin e zgjedhjes. Kjo për faktin se mbrojtësi kërkohet edhe në kampionate të tjerë të Europës. Se fundmi edhe Verder Bremen synon të transferojë futbollistin shqiptar, ndërsa në ditët e shkuara ishin gjigandët e futbollit turk si Beshiktash dhe Fenerbahçe që u paraqitën me oferta konkrete për Arlind Ajetin. (ABC NEWS)

Ndaje me miqte